Thenie

 “Dashuria për veten është fillimi i një romance afatgjatë”. Këto janë thëniet më të bukura për dashurinë, për veten dhe vetëbesimin

“Askush nuk duhet të të bëjë të ndihesh inferior pa pranimin tënd”.  – Eneanor Roosevelt

“Besoji vetes. Ti di më shumë nga sa mendon se di”. – Benjamin Spock

“Kush shikon pamjen e jashtme, ëndërron. Kush shikon pamjen e brendshme, zgjon”. – Carl Gustav Jung

“Duhet një kohë e gjatë për të mos e gjykuar veten me sytë e dikujt tjetër”. – Sally Field

“Kur e desha mjaftueshëm veten time, fillova të largohesha nga çdo gjë që nuk ishte e shëndetshme. Me këtë nënkuptoj njerëzit, punët, besimet dhe zakonet e mia – çdo gjë që më linte të vogël. Gjykimi im e quante këtë gjë mungesë ndershmërie. Unë tashmë e shoh si dashuri për veten”. – Kim McMillen

“Shumë nga hijet e kësaj jete shkaktohen nga të qëndruarit në diellin e dikujt tjetër”. Ralph Waldo Emerson

“Çmimi që duhet të paguash për rehatinë personale, është fakti që askush nuk do të të dojë, përveçse ti vetveten”. – Rita Mae Brown

“Problemi yt është se… je shumë i/e zënë duke e menduar veten si të pavlerë”.  Ram Dass

“Ai që beson tek vetja, nuk përpiqet t’i bindë të tjerët. Ai që është i kënaqur me veten, nuk kërkon për aprovimin e të tjerëve. Ai që e pranon veten siç është, pranohet nga e gjithë bota për atë që është”. – Lao Tzu

“Dashuria për veten është fillimi i një romance afatgjatë” – Oscar Wilde / bota.al

Leave a Reply

Back to top button