Bota

“DATAGATE” / NSA-ja e ka spiunuar kancelerinë gjermane prej dekadash

Shërbimi i fshehtë amerikan ka spiunuar për dekada të tëra kancelerinë gjermane: Shrëderin, Kohlin dhe Merkelin

Screen Shot 2015-07-08 at 23.38.41

Shërbimi i fshehtë amerikan ka spiunuar prej disa dekadash kancelerinë gjermane. Eshtë ky zbulimi i jashtëzakonshëm, që del nga disa dokumenta të cilët do të publikohen nga platforma ëikileaks, që priten fillimisht në Gjermani nga e përditshmja Sueddeutsche Zeitung dhe nga kanalet televizivë NDR dhe WDR.

Përvec kancelares Merkel, edhe paraardhësit Gerhard Shrëder dhe Helmut Kohl janë spiunuar nga shërbimet amerikanë. Ndërkohë, Eduard Snoudeni mund të rikthehet në SHBA.

E ka thënë ish Ministri i Drejtësisë, Erik Holder, sipas të cilit ka mundësi që qeveria të gjejë një marrëveshje me spiunin e NSA, për ta rikthyer nga Moska. Në vijim të zbulimeve të Snoudenit, sot “jemi në një situatë të ndryshme”, ka thënë Holderi në një intervistë për Yaho News. Veprimet e tij kanë “krijuar një debat të domosdoshëm”, që e ka shtyrë presidentin Obama dhe Kongresin të ndryshojnë politikën për mbledhjen e informacioneve mbi qytetarët, përmes celularëve./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button