Covid19

Debati: A duhet të vaksinohen njerëzit që janë shëruar nga Covid-19?

Zyrtarët e shëndetit publik, shpresojnë të vaksinojnë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur, për të kthyer rrjedhën e pandemisë së koronavirusit, sapo të vihet në dispozicion një vaksinë. Dhe këtu përfshijnë edhe ata që janë shëruar tashmë nga Covid-19.

Ndërsa nuk dihet ende se si reagojnë ndaj vaksinës sistemet imunitare të të mbijetuarve nga Covid-19 – sidomos midis atyre që vuajnë pasojat për një kohë të gjatë – ka të ngjarë të ketë pak rrezik për vaksinimin e tyre.

“Rekomandimi i përgjithshëm është ta bëni vaksinën, edhe nëse keni qenë të infektuar më herët”-thotë dr.Dejvid Tomas, profesor i mjekësisë dhe drejtor i sektorit të sëmundjeve infektive në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Xhon Hopkins në SHBA.

“Ka disa çështje të nuancuara për të cilat nuk kemi ende një përgjigje, por nga ato që dimë deri tani, është thirrja e duhur për ta bërë vaksinën”- shton ai. Ri-infeksionet me Covid-19 mendohet që të jenë shumë të rralla, por nëse nivelet natyrore të antitrupave zbehen me kalimin e kohës, është e mundur që një person të infektohet më shumë se një herë.

Mjekët dhe ekspertët e sëmundjeve infektive, bien dakord që shumica e njerëzve duhet të vaksinohen, edhe nëse mund të kenë një imunitet natyral. Tek shumica e të mbijetuarve, një vaksinë mund të forcojë edhe imunitetin nga infeksionet fillestare.

Të rriturit e shëndetshëm mbi moshën 50-vjeç, këshillohen t`a bëjnë vaksinën kundër herpesit, edhe nëse më parë janë prekur nga lija e dhenve apo herpesi. Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA, po shqyrton të dhënat për dy vaksina kandidate kundër Cvid-19, të zhvilluara nga Pfizer dhe Moderna.

Një komitet i pavarur këshillimor nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), miratoi të martën rekomandimet mbi vaksinën që duhet të jetë e para në radhë për t’u shpërdarë. Shpërndarja e planifikuar do të ketë pasoja të mëdha mbi mënyrën se si SHBA-jado të përballet më tej me pandeminë.

Por kjo gjë ngre gjithashtu pikëpyetje se si do të vaksinohen gati 14 milionë njerëz në SHBA, të cilët janë konfirmuar tashmë si pozitivë me Covid-19. Të dhënat nga testet me vaksinat nga Pfizer dhe Moderna, kanë përfshirë pjesëmarrës nga raca dhe përkatësi etnike të ndryshme.

Por ato nuk janë fokusuar tek njerëzit që kanë qenë më herët të sëmurë me Covid-19. Këto lloje konsideratash të hollësishme janë pjesë e procesit të aprovimit të vaksinës, dhe Tomas thotë se Pfizer dhe Moderna, pritet të japin të dhëna rreth një numri pyetjesh ende pa përgjigje, edhe pasi FDA të japë autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës.

Aty ka të ngjarë të përfshihen pyetje specifike në lidhje me vaksinimin enjerëzive që janë prekur më herët nga Covid-19, si dhe të gjitha të dhënat shoqëruese të sigurisë. “Deri tani, nuk ka asnjë provë që një vaksinë do të ishte e pasigurt për të mbijetuarit nga Covid-19. Por gjithsesi,nevojiten më shumë kërkime”- thotë dr.Sara Fortun, kryetare e imunologjisë dhe sëmundjeve infektive në Shkollën e Shëndetit Publik TH Harvard.

“Pyetja e parë ka të bëjë me sigurinë, ndërsa pastaj pyetja e dytë është: A ka ndonjë përfitim të shtuar prej saj?”- thekson ajo. Ndonëse në testet e vaksinave të Pfizer dhe Moderna-s, nuk u rekrutuan vullnetarë që ishin simptomatikë me Covid, apo që dihej zyrtarisht se ishin infektuar më parë nga koronavirusi, besohet se deri në 10 për qind e pjesëmarrësve në prova e kanë pasur virusin, shprehet dr.Monsef Slaui, shkencëtari kryesor që ka rolin e  këshilltarit për operacionin “Warp Speed”, nisma e administratës Trump prej 18 miliard dollarësh për të mbështetur zhvillimin e vaksinave të koronavirusit.

“Ata njerëz ishin ose asimptomatikë ose kishin simptoma të tilla të lehta, prandaj nuk u zbuluan. Ajo që ne dimë, është se vaksinat janë të sigurta edhe në këto segmente të  popullatës”-deklaroi Slaui të mërkurën në një konferencë për shtyp, rreth operacionit Warp Speed”.

Gjithsesi eksperti shtoi se nevojiten më shumë të dhëna, rreth mënyrës se si funksionon vaksina tek njerëzit që kishin simptoma dhe ishin të sëmurë me Covid-19.Një tjetër e panjohur e madhe, është mënyra se si mund të reagojnë ata që vuajnë pasojat e Covid për një kohë shumë të gjatë, thotë Majkëll Bets, imunolog dhe profesor i mikrobiologjisë në Shkollën e Mjekësisë Perelman të Universitetit të Pensilvanisë.

Nuk dihet saktësisht sa njerëz vuajnë nga simptomat afatgjata nga Covid-19. Por një studim i CDC i botuar në muajin korrik, zbuloi se 35 për qind e të rriturve që ishin simptomatikë, por jo aq të sëmurë sa të shtroheshin në spital, nuk ishin normalizuar deri në 3 javë pas diagnozave të tyre.

“Ne nuk e kuptojmë se përse këta individë po vuajnë kështu”- e pranon Bets. Ndërkohë Tomas tha se pa kuptuar qartë se pse zgjasin simptomat tek pacientë të caktuar, është e vështirë të dihet nëse reagimi imun nga një vaksinë do të ishte i dobishëm apo i dëmshëm.

Back to top button