Shkence

Definicioni i “pothuajse e sigurtë” është një makth matematikor

RUBRIKA: E thjeshtë? Pa mendojeni dhe një herë!
almost surelyNëse ne do të thoshim që një ngjarje e caktuar është pothuajse e sigurtë që do të ndodhë, si do të mund t’ia shpjegonim këtë një fëmije të vogël? Mund të thoshim që ngjarja është praktikisht e garantuar, por më pas duhet të shpjegosh se cfarë do të thotë “praktikisht” në këtë fjali, gjë që do i ngatërronte gjërat edhe më shumë. Eshtë një pyetje shumë e vështirë, sepse koncepti që dicka është “pothuajse e sigurtë” që të ndodhë është kaq shumë i paqartë në vetvete.
Fatmirësisht për të gjithë ne, koncepti ekziston brenda matematikës statistikore, e cila e shpjegon tërësisht. Fatkeqësisht, është tmerrësisht i “frikshëm” në pamje të parë. Ja cfarë thotë një libër matematike për konceptin: “Në teorinë e probabilitetit, një karakteristikë konsiderohet pothuajse e sigurtë, nëse i ka të gjithë pikat e modelit, përvecse ndoshta disa pika të modelit që formojnë një nëngrup të një ngjarjeje me probabilitet zero”.
Në një gjuhë më të thjeshtë, kjo do të thotë që edhe kur një ngjarje ka 100 përqind shanse që të ndodhë, ajo nuk do të ndodhë domosdoshmërisht. Për shembull, nëse hedh një monedhë një milionë herë, statistikisht, shansi që monedha të bjerë kokë të paktën një herë të vetme është të paktën 1. Megjithatë, ka një shans shumë të vogël që monedha të bjerë cdo herë pil dhe jo kokë. Kështu që, ndonëse shanset që kjo gjë të ndodhë janë të garantuar në të gjithë kuptimet, gjithësesi është e pamundur ta thuash këtë me siguri.

Leave a Reply

Back to top button