Bota

Del në shitje hoteli ku Bram Stoker vendosi kështjellën e Drakulës

Hoteli “Castel Dracula”, i ndërtuar në vendin ku shkrimtari irlandez, Bram Stoker, vendosi në romanin e tij kështjellën e të famshmit vampir, ka dalë në shitje për 7 milionë euro. Hoteli është ndërtuar mes 1973 dhe 1986 me elemente arkitekturore që i japin një pamje mesjetare dhe është ende një atraksion turistik në grykën e Tihutas, në Karpatet lindore të Rumanisë. Koncepti u realizua në fund të viteve 70 me objektivin për të sjellë sa më shumë turistë për një nga personazhet më të njohura të letërsisë dhe të kinemasë. Ofrohen udhëtime turistike, ecje malore, degustime me pjata drakule, vizita në dhomat e poshtme të hotelit ku gjendet arkivoli i Kontit Drakula.

Sipas drejtoreshës së hotelit, Ana María Muscar, vendimi për ta shitur i detyrohet buxhetit të ulët për të ndërtuar spa, zona sportive dhe për aktivitete të ndryshme, kërkesa gjithnjë e në rritje të klientëve këto. Hoteli ka një sipërfaqe prej 4100 metra katrorë dhe një terren prej 16 000 metra katrorë, 66 dhoma të ndara në 5 kate, restorant, tarracë. Pjesa e poshtme është atraksioni i hotelit, “dhoma e tmerrit”, ku supozohet se fle përjetësisht Konti Drakula.

Leave a Reply

Back to top button