Enciklopedike

Demokracinë nuk e shpiku Athina

Rubrika: Të pathëna për Greqinë dhe Romën e lashtë

Athens

Nëse ka një gjë që të gjithë e mbajmë mend nga dokumentarët dhe librat për qytetërimin perëndimor, kjo është që demokracinë e shpiku Athina. Jo shumë prej nesh mbajnë mend datën e saktë (480 p.e.s.), por se kush e shpiku e mbajmë mend shumë mirë. Megjithatë, 18 qytet-shtete greke kishin një qeveri demokratike para Athinës. Provat tregojnë madje se disa prej këtyre shteteve kishin demokraci që një shekull më herët.
Duket se Athina, nuk është se krijoi një formë më barazitiste të qeverisjes, por ajo në fakt ndoqi një tendencë më të gjerë helenike, duke implementuar një lloj qeverisje që ishte vënë tashmë në provë gjetkë. Qytet-shteti i Ambracias, për shembull, udhëhiqej nga një ansamble popullore që në vitin 580 p.e.s. Dhe këta pararendës demokratikë nuk ishin qytete të humbur. Qytet-shtete si Sirakuza dhe Elisi – qyteti ku u roganizuan Olimpiadat në lashtësi – janë disa prej tyre që patën demokraci para Athinës. Sirakuza dhe Elisi ishin gjithashtu modele për shumë demokraci të mëvonshme në rajonet respektivë (Sicili dhe Peloponez).
Athina e merr gjithë meritën kryesisht sepse mbulohet nga më shumë burime, duke e bërë qytet-shtetin e lashtësisë greke, më të kollajtë për t’u studiuar. Pothuajse një e treta e cdo libri grek për historinë i kushtohet Athinës Klasike, falë pasurive letrare të mbijetuara nga ai qytet. Të quash Athinën si “demokracinë e parë” është njësoj si të quash Abraham Lincolnin si “presidentin e parë” të Amerikës, për arsye se ne kemi më shumë fotografi të tijat se sa të George Uashingtonit./bota.al

Leave a Reply

Back to top button