Bota

Denoncimi tronditës i gjeneralit francez: ISIS u krijua nga SHBA

Vincent Desportes kritikon strategjinë e SHBA në Lindjen e Mesme dhe akuzon amerikanët se kanë shfrytëzuar ISIS-in për interesat e veta politike

Screen Shot 2015-02-05 at 20.57.33

Vincent Desportes është një gjeneral francez me shumë dekorata, si dhe docent pranë fakultetit të shkencave politike në Paris. Në Francë është i njohur mbi të gjitha për faktin se ka sulmuar fort, në korrik të vitit 2010, strategjinë amerikane në Afganistan.
Tani Desportes është rikthyer të flasë për Amerikën dhe Lindjen e Mesme dhe e ka bërë duke kritikuar edhe një herë strategjinë e SHBA: “Kush është Doktor Frankensteini që ka krijuar këtë monstër (ISIS)? Le ta themi qartë, sepse ka shumë rëndësi për pasojat: janë SHtetet e Bashkuara. Për interesa politikë kohëshkurtër, edhe subjekte të tjerë – disa prej të cilëve shfaqen si miq të Perëndimit – kanë kontrobuar, prej pëlqimit apo prej një vullneti të përllogaritur mirë, për këtë krijesë dhe për forcimin e saj, por përgjegjësia kryesore është e SHBA. Kjo lëvizje, me aftësinë shumë të lartë për të tërhequr dhe përhapur dhunën, është në zgjerim. Eshtë e fuqishme, edhe pse karakterizohet nga pika shumë të dobëta. Eshtë e fuqishme, por do të shkatërrohet. Kjo është e sigurtë. Nuk ka qëllim tjetër përvec atij që të zhduket. Isis do të zhduket. Jemi thellësisht solidarë, por ne nuk jemi aspak përgjegjës. Interesat tanë ekzistojnë, por janë indirektë. Në ato anë kapacitetet tanë janë të kufizuar në krahasim me SHBA dhe ndikimi ynë strategjik është tejet i kufizuar”./Bota.al/

Leave a Reply

Back to top button