Bota

Deputetja e ekstremit të djathtë, heq dorë disa orë pasi u zgjodh

Një nga politikanet e zgjedhura në parlamentin gjerman për të djathtën ekstreme në Gjermani (AfD) ka dhënë dorëheqjen para edhe se të zërë vendin e saj.

Frauke Petry, një nga bashkëkryetaret e partisë, u tha gazetarëve në Berlin se ajo nuk do të ulej në grupin e partisë në Bundestag, gjë që e bën atë praktikisht një deputete të pavarur.

“Vendosa pas reflektimit të kujdesshëm se unë nuk do të ulem me grupin parlamentar (AfD),” u tha ajo gazetarëve në Berlin, përpara se të largohej papritmas nga salla. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button