Enciklopedike

“Derisa vdekja të na ndajë”, çifti gjendjet i përqafuar pas 6000 vitesh

Screen Shot 2015-02-14 at 17.58.13Shumë çifte po fetsojnë sot ditën e të dashuruarëve,të njohur si Shën Valentin, por shprehja standarde “derisa vdekja të na ndajë” duket se nuk ka rezultuar e “vërtetë” për këtë çift.
Skeletet e një mashkulli dhe një femre  janë gjetur të përqafuar në një varr në Greqi. Ata mendohet se kanë qenë në të 20-at e tyre kur kanë vdekur gati 5800 vjet më parë.
Arekologët kanë thënë se ky është zbulimi më i lashtë i këtij lloji në Greqi.
Çifti mendohet se ka vdekur i përqafuar me njëri-tjetrin, pozicion në të cilin janë gjetur edhe skeletet e tyre pas gati 6000 vitesh.
Zbulimi është bërë në vendin e lashtë të Alepotrypa Cave dhe vetëm tani studuesit kanë mundur të identifikojnë seksin e dy skeleteve, fiks për ditën e Shën Valentinit./j.h

Leave a Reply

Back to top button