Bota

Dëshmitari: “Thirri Allahu Akbar dhe qëlloi mbi fëmijët”

Screen Shot 2016-07-22 at 22.50.05

NDërkohë që policia gjermane ende nuk bën askënd fajtor për sulmin e kësaj pasditeje në Mynih, CNN ka cituar dëshmië e një gruaje me emrin Loretta, e cila ka rrëfyer se ndodhej tek McDonald’s, në qendrën tregtare ku ndodhi sulmi.

Gruaja tha se ka dëgjuar të shtë, si dhe pa një burrë që “vriste fëmijë, të cilën ishin aty duke ngrënë”. Gruaja ka shtuar se personi i armatosur thirri “Allahu Akbar”. Këtë gjë ka thënë dëshmitarja për CNN, duke nënvizuar se ishte myslimane, por policia bavareze ka thënë se nuk ka asnjë element që flet për një pistë të ekstremizmit islamik. Një prej atentatorëve, sipas saj, ka thirrur “imigrantë të mallkuar”.

“Dëgjova të shtëna dhe më pas pashë të plagosurit. Isha sup më sup me atentatorin, isha në banjë me tim bir.m E pashë të qëllojë direkt në fytyrë fëmijëve”. Kështu Loretta Januze ka rrëfyer atë që ndodhi për CNN, duke shtuar se edhe i biri ndodhej në banjë me një prej vrasësve. “Aty – tha ajo – ai mbushi armën”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button