Analiza

Dështimi i Erdoganit, një lajm i mirë

Screen Shot 2015-06-11 at 09.41.50

Le Monde

Me urtësi dhe mënçuri, të dielën më 7 qershor, elektorati turk i dha një goditje rrëshqitjes autokratike të Rexhep Tajip Erdoganit. Lajm i mirë për Turqinë, por edhe për Evropën: pesha e këtij vendi ka rëndësi në ekuilibrat midis kontinentit të vjetër dhe zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

Zgjedhjet parlamentare në Turqi hapën mundësinë e një të ardhmeje premtuese për një komb 75 milionësh, i asociuar me Bashkimin Evropian dhe anëtar i NATO-s.

Rezultati është së pari një dështim personal për Erdoganin. I zgjedhur në gusht të vitit 2014 president, duke qenë kryeministër për dymbëdhjetë vjet, ai i ktheu zgjedhjet parlamentare në një referendum për të ardhmen e tij politike. Ai dëshironte një shumicë prej dy të tretave (400 vende) në parlament, për ndryshimin e Kushtetutës. Kushtetuta njeh si shef të ekzekutivit Kryeministrin dhe e kufizon presidentin në një rol simbolik. Për të vazhduar për të udhëhequr Turqinë, Erdogan kërkoi të marrë votën e një ligji të ri themelor, krijimin e një sistemi presidencial – një mënyrë për të kërkuar pushtetin e plotë.

Votuesit thanë jo në këtë pikë. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Erdoganit mbetet partia më e madhe në Turqi, por për herë të parë që nga viti 2002, ajo ka humbur shumicën absolute të deputetëve, me 258 të zgjedhur në 550 deputetë. Ky mohim masiv u përqendrua para së gjithash në frenimin e rrëshqitjes autoritare të një njeriu i cili, në vitet e fundit, i dehur nga suksesi, me një ego të madhe ishte gati të kthehej në një sulltan autokrat me tendenca të forta islamike-konservatore.

Ngjitja e partisë kurde HDP

Mësimi i dytë, “historik” i këtij votimi është përparimi i kurdëve në përfaqësimin parlamentar. Ata përbëjnë 15% të vendit. Këtë herë, e drejtuar nga një avokat i talentuar Selahattin Demirtas, 42 vjeç, një parti kurde, HDP (Partia e Demokracisë së Popujve), hyn në Parlament, ku ajo duhet të ketë rreth 80 deputetë.

I nënshtruar krejtësisht ndaj Erdoganit, Kryeministri, Ahmet Davutoglu, mund të kërkojë për të formuar një shumicë koalicioni me një nga partitë opozitare. Ai gjithashtu mund të zgjedhë për të formuar një qeveri të pakicës.

Ajo që ai nuk mund të bëjë është të injorojë sinjalin, paralajmërimin e dhënë nga votimi i së dielës. Një pjesë e elektoratit gjithnjë e më i fortë denoncon një “shtet të AKP-së”, i minuar nga vitet e pushtetit, korrupsionit, dhe nën shtytjen e Erdoganit, për një vullnet për të nënshtruar të gjithë institucionet e pavarura: drejtësinë, policinë, shtypin. Pas çdo vështirësie, presidenti denoncon një komplot – disa nga ish-aleatët e tij të lëvizjes islamike-konservatore, hebrenjtë, bankat, të huajt, etj. Gjatë muajve, fjalimet gjithnjë e më intolerantë dhe fetarë shqetësuan shumë sektorë të një shoqërie të hapur dhe tolerante.

Kjo është një riekuilibrim i thellë i cili është në vazhdim, kundër një forme të rrëshqitje islamizimi, duke u mbështetur në ambiciet neo-otomane në një Turqi shumë komplekse dhe të larmishme për të mos reaguar. Por të dielën elektorati turk reagoi drejt duke shmangur një paqëndrueshmëri qeverisëse dhe ekonomike, duke shfaqur në votime, shenja të një pjekurie të madhe dhe paqësore.

S.m./Bota.al

image: http://s1.lemde.fr/medias/ëeb/img/bg/vide.png

Leave a Reply

Back to top button