
Si përhapet dezinformimi? Deri më sot, modelet matematikore që përshkruanin këtë fenomen bazoheshin në mekanizmat e përhapjes së epidemive: një person “infekton” të tjerët, të cilët nga ana e tyre e shpërndajnë më tej “sëmundjen”. Por ky është një model pak funksional, sepse parashikon një shpejtësi të qëndrueshme të transmetimit të informacionit, pa ndryshime të mëdha.
Në realitet, përhapja e lajmeve të rreme ka shpërthime të papritura, momente në të cilat “deflagron”. Prandaj, një grup fizikantësh nga Shandong Normal University (Kinë) ka aplikuar mbi dezinformimin modelin e reaksioneve termobërthamore.
Uraniumi si metaforë
Studiuesit simuluan që lajmet e rreme të sillen si neutronet, grimca që nxisin shkrirjen bërthamore. Lajmet dëgjohen nga individë, të cilët më pas i “përplasnin” te të tjerë në një reaksion zinxhir.
Por ky proces nuk është i vazhdueshëm: disa individë përcjellin menjëherë atë që kanë dëgjuar, të tjerë presin pak për ta kuptuar më mirë. “Dhe kjo na kujtoi pragun e fisionit të uraniumit, të cilin e krahasuam me sjelljet njerëzore”, shpjegojnë kërkuesit. / bota.al





