Shkence

Dhe nëse Nibiru (planeti i jashtëtokësorëve) të ekzistonte vërtetë?

Screen Shot 2016-03-10 at 22.50.55Nibiru ka hyrë në imagjinatën e shumëkujt si planeti prej ku kanë ardhur jashtëtokësorët në Tokë. Më shumë se sa një pseudo shkencëtar ka mbështetur ekzistencën, natyrisht pa asnjë provë. Për disa, ndodhet mes Marsit dhe Jupiterit, i fshehur mes asteroidëve, për të tjerë është përtej Diellit, kështu që Toka e ka të pamundur ta shohë; megjithatë, po të kish ekzistuar vërtetë, ai do të vepronte përmes gravitetit tek planetët e tjrë, deri në pikën që herët a vonë do të pikasej.

Ai “Nibiru” pra nuk ekziston, por kohët e fundit Carlos de la Fuente Marcos, i Universidad Complutense de Madrid, ka hedhur hipotezën se përtej Plutonit mund të ekzistojjnë dy planetë më të mëdhenj se sa Toka. Studiuesi shpjegon: “Mund të jetë prania e tyre që ndikon në orbitën e disa asteroidëve që ndodhen përtej Neptunit, të njohur si Etno, apo Extreme Trans-Neptunian Objects. Do të ishte shumë e thjeshtë të shpjegoheshin luhatje të tilla, nëse do të kishte disa planete të mëdhenj sa Toka, që vijnë në orbitë atyre anëve”. Pra, kërkimi i Nibirut është i hapur, pa asnjë shpresë për të gjetur atje jashtëtokësorë. Bën shumë ftohtë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button