Shkence

Dhjetë çudirat e galatikave të jashtëzakonshme

screen-shot-2016-10-30-at-6-43-37-pm

Zbulimet e çudive galaktike, mund të trullosin studiuesit dhe astronomët teksa ato i tejkalojnë parashikime kozmike. Për fat të mirë, ata janë të lumtur për të na mësuar atë çfarë dinë. Ne thjesht duhet të mësojmë për to.

10. Triangulum II

‘Triangulum II’ ka mahnitur studiuesit e yjësisë Kaltek me yjet e saj super të shpejtë. Fqinji ynë i vogël galaktik, ka vetëm rreth 1.000 yje, në krahasim 100 miliardë që gjenden në galatikën tonë. Por Triangulum II, ka një sasi të madhe të jashtëzakonshme yjesh të fshehur. Teleskopët e mëdhënj kanë vëzhguar 6 prej atyre yjeve që lëvizin shumë më shpejt se sa pritej, duke pasur parasysh fizikun anemik të galaksisë.

Falë këtij tejkalimi shpejtësie, studiuesit kanë qenë në gjendje të llogarisin fuqinë gravitacionale dhe masën e Triangulum II. Ata zbuluan përqëndrimin më të lartë të materies së zezë, në karahasim me çdo galaktikë që kanë studiuar deri tani. Megjithatë, studiuesit francezë nga Universiteti i Strasburgut, pretendojnë se është tërheqja gravitacionale e galaktikave fqinje, ajo që lëviz yjet përreth.

Nëse është e mbushur përplot me materien e errët, galaktika ofron një mundësi të përkryer për të shquar drejtpërdrejti substancën misterioze, që kontribuon në 24 përqind të masës së universit. Një sjellje e çuditshme e grimcave të materies së zezë – nëse ato ekzistojnë – shpjegohet me sa duket me faktin se ato e asgjësojnë njëra-tjetrën gjatë kontaktit, duke lëshuar një mori rrezesh gama. Përderisa Triangulum II është një galaktikë e vdekur, këto sinjale duhet të jenë të qarta, pa asnjë ndërhyrje nga burimet e shumta të energjisë kozmike që shfaqet në sektorët më energjikë.

9. Galaktikat misterioze që formojnë një unazë

Astronomët amerikanë dhe hungarezë, kanë zbuluar kohët e  e fundit një strukture kaq të madhe saqë ajo s’duhej të ekzistonte:një unazë galaktikash që është 5 miliardë vite dritë e gjerë. Kjo hapësirë e paimagjinueshme, është rreth 70 herë më e madhe sesa gjerësia e një Hëne të plotë.

Një tregues i madhësisë së unazës vjen nga afërsia e 7 shpërthimeve të vëzhguara të rrezeve Gama (GRBs), ngjarjet më të dhunshme në univers. GRBs ndodhin kur yjet përjetojnë një hipernova dhe bien tek vrimat e zeza. Përderisa këto shpërthime kishin ndodhur në distanca të ngjashme, astronomët arritën në përfundimin se qe e pranishme një strukturë gjigante e nxehtë galaktike.

Sigurisht, kjo mund të jetë një rastësi e dukshme, por studiuesit thonë se shanset për këtë janë një 20.000 në 1. Unaza cënon modelet tona kozmologjike, që ndalojnë akumulimin e copave të tilla dhe kufizojnë objektet e mëdha në rreth 1.2 miliard vite-dritë. Këto modele sugjerojnë ndërkaq një univers relativisht uniform – një supozim i përforcuar nga imazhet e hershme të realizuara menjëherë pas big bangut, krijoi universin që njohim sot. Prandaj, nëse ajo ekziston realisht pse është një kaq unazë kaq e madhe? Askush nuk e di, edhe pse materia e errët mund të jetë eimplikuar në bërjen e gjithçkaje bashkë.

8. Tayna, e parëlindura

Astronomët kanë kombinuar fuqinë e teleskopëve hapsinorë Habëll dhe Spicer, për të parë shtirjen më të madhe të galaktikës. Ata kontrolluan prapa në kohë, vetëm 400 milion vjet pas Big Bengut për të parë këtë varietet të ri të galaktikës, me një lloj rrezesh të zbehta që deri më tani i qenë shmangur zbulimit.

Galaktikë quhet Tayna, që do të thotë “e parëlindura” në gjuhën vendase Ajmara në Amerikën e Jugut në Ande dhe Altiplano. Ajo mund të jetë galaksia me e vetmuar e zbuluar ndonjëherë, por është ndërkaq një nga 22 vëllezërit e motrat e ngjashme të krijuara thuajse në prag të ekzistencës.

Shquarja e qartë e saj përgjatë kozmosit, kërkon përdorimin e dy prej teleskopëve tanë hapësinorë dhe një kontribut masiv nga galaktika masive J0416.1-2403, që ndodhet 400 miliardë vite dritë larg.

Me një masë sa një kuatrilion diej, grumbulli e praron dritën rreth tij dhe na mundëson një shfaqje të shkurtër të Tayna-s, e gjitha në ngjyrë të kuqe. Teleskopi Hapsinor Xhejms Ueb, që do të lëshohet në hapësirë në vitin 2018, do të zbulojë mbi Tayna-n dhe të afërmit e tij embrionalë, detaje shumë më të mëdha dhe na japë një pamje të galaksive të para të universit.

Ne duam të kemi mundësi ta shohim atë në një moshë të pjekur. Pavarësisht të gjithave, ajo u përforcua në një shkallë të lartë të formimit të yllit dhe ka shumë të ngjarë të jetë shndërruar në një galaktikë respektuar. 

7. Galaktika që ‘ushqehet’ nga një tjetër

Astronomët nuk janë të sigurtë sesi është krijuar kjo galaktikë. A mund të krijojë hidrogjeni dhe gazet e tjera, spirale të ndryshme në drejtim të grumbulli masiv të materies së zezë, që shërbejnë si fole gravitacionale? Apo galaktikat ushqehen nga një tubacion i gaztë intergalatik, si një lloj zogu nën peshë? E para është shumë e ngadaltë për të krahasuar të dhënar e vëzhguara, ndërsa kjo e fundit nuk është vëzhguar kurrë më parë. Të paktën deri më tani.

Studiuesit përdorën një program të veçantë për të shqyrtuar një disk protogalaktik (galaksia e vogël) 10 miliard vite-dritë larg. që ishte duke u udhqyer nga një formulë hidrogjeni. Kjo është pjesë e një hapësire shumë më të madhe e të ndërlidhur të përbërësve kozmikë.

Falë vendosjes së vendosjen së rastësishëm të dy kuazarëve, shtresat e gazit duken shumë më

të ndritshme se sa pjesa tjetër e rrjetit, duke u shfaqur si një thumb flakërues. Rezulton se fillesa e gaztë rrjedh në një disk të madh, që e reflekton dritën nga kuazarët e tij fqinjë.

6. Mjegullnaja e madhe Magelanike

Mjegullnaja e Madhe Magelanike (LMC) dhe shoqëruesja e tij e ‘kequshqyer’, Mjegullnaja e Vogël Magelanike (SMC), janë fqinjët tanë më të afërt në distanca prej respektivisht 160 dhe 200 mijë vite-dritë larg. Më të njohurat nga galaktikat xhuxhe që qarkullojnë në Rrugën e Qumështit, ato janë të dukshme pa ndihmën e teleskopit në qiellin e natës në hemisferën jugore.

Por tek mjegullnaja e madhe, ndodhin ngjarje të çuditshme. Në segmentin e quajtur Tarantula Nebula, astronomët kanë zbuluar një një yll pjellor – që do të hidhte hijen në Tokë, sikur të ishte vetëm mbi 1000 vitë dritë larg. Për më tepër, nga 5.900 yje të gjigante dhe supergjigande të analizuara tek LMC , 5 përqind prej tyre duket se gjenden larg. Ato ndjekin orbita të parregullta dhe nuk janë bërë as prej materialit të duhur, duke u dukur si të uritur për elementë më të rënda, si hekuri dhe kalciumi.

Astronomët e kuptuan se LMC, qe duke ia marrë yjet ‘vëllait’ të tij më të vogël së. Kimikisht, yjet e mjegullnajës së vogël përputhen me ato që popullojnë LMC. Termi “autostrada e grabitësve kozmikë”, mund të shpjegojë ndërkaq mjegullnajën jashtëzakonisht pjellore Tarantula Nebula. LMC e pangopur, është duke vjedhur edhe gazin, që fluturon me shpejtësi të tillë që “ndizet” më kontakt me rezervat më të mëdha të galaksisë.

5. Galaktika Herkuli A

Në qendër të Herkuli A (ose 3C 348) ndodhet një vrimë e zezë gjigande me masë prej 2.5 miliardë djejsh! Kjo është 1.000 herë se sa vrima me e madhe e Rrugës së Qumështit, dhe që gjeneron sasi masive plazme, që e errësojnë galaktikën shumë më të vogël që gjendet aty pranë. Duke u zgjeruar 1.5 milion vite-dritë në hapësirë, ajo lë në hije shumë galaktika të tjera dhe sidomos Rrugën e Qumështit, e cila është rreth 15 herë më pak mbresëlënëse.

Energjitë e përfshira janë marramendëse:vrima e zëze qëndrore, prodhon një miliardë herë më shumë energji se sa Dielli ynë tek valët e radios. Ajo është e mjaftueshme për ta bërë Herkulin A, një nga burimet më të zgjuara të burimeve të valëve radiofonike. Rrezja e vjollce-kuqe është një shkrirje e plazmës, grimcave subatomike, dhe fushës magnetike që lëviz me një shpejtësi relative (e afërt me atë të dritës).

Cepat e skajeve të jashtme, sugjerojnë ekzistencën e shumë shpërthimeve të mëparshme. Mjerisht, kjo është e padukshme për syrin lakuriq. Lobet e valëve radiofonike janë të dukshme vetëm tek imazhet e përbëra, të cilat janë prodhuar nga një kombinim i të dhënave të dukshme lehtësisht nga Teleskopi habëll.

4. Super xhuxhat e vegjel dhe të vjetër të Rrugës së Qumështit

Galaktika jonë nuk është një zogëz pranvere. Ajo është thuajse po aq e vjetër sa dhe vetë universi. Në pjesën qëndrore të Rrugës së Qumështit, astronomët kanë zbuluar një grup prej 70 planetësh xhuxhë të bardhë, të cilët janë mbetejet e disa yjeve që kanë masën e Diellit, por të ngjeshur deri në madhësinë e tokës. Xhuxhat historikë u zbuluan nga një panoramë e zemrës së mbipopulluar të Rrugës së Qumështit, e cila ndodhet rreth 25.000 vite-dritë larg Tokës, në atë që NASA e ka quajtur një “gërmimi arkeologjik kozmik”.

Mes atyre yjeve në dukje të panumërt, studiuesit identifikuan yjet 12- miliardë vjeçarë, që dikur shkëlqenin dhe që më pas pësuan një vdekje relativisht të butë. Ata tashmë nuk janë gjë tjetër veçse relike astronomike, por që ende na tregojnë historinë e Rrugës së Qumështit. Besohet se këta xhuxha të bardhë e shumuan galaktikën tonë – proces që mori më pak se dy miliardë vjet. Qindra miliarda yje të njëpasnjëshëm ndoqën shembullin e tyre për të krijuar Rrugën e Qumështit, një galaktikë spirale që është 100.000 vite dritë e gjerë.

3. Galaksia shkëlqyese

Teleskopi hapësinor i NASA-s WISE, ka zbuluar galaktikën më të shndrishme, me ngjyra të ndezura me furinë e më shumë se 300 trilionë diejve. Fotonet nga galaktika WISE J224607.57-052635.0 kanë udhëtuar 12.5 miliardë vjet për të na sjellë mesazhin e tyre, duke na furnizuar me një imazh të universit në një të dhjetën e moshës së tij aktuale.

Galaktika është aq e ndritshme sa që ajo të vret vështrimin. Por efekti nuk është për shkak dritës së yjeve. Përkundrazi, shkëlqimi i dritës i atribuohet një vrimë e zezë aq masive, sa që ajo e trondit të kuptuarit tonë mbi fizikën. Është një surprizë e plotë, që universi i hershëm mund të ushqejë një objekt kozmik kaq të “shëndoshë’. Vrimat e zeza janë të kufizuara në ushqyerjen e tyre, dhe nuk kishte kohë të mjaftueshme për kaq shumë për të spirale në stomakun e saj.

Kjo vrimë e zezë ka lindur e madhe, ose ka tejkaluar disa herë kufirin e të ushqyerit, për të ketë arritur masën e saj të jashtëzakonshme. Sido që të jetë, kjo pangopësi e ngop veten në pikën e vjelljes. E vjella e saj shumë energjike shkarkohet në fshikëzën e pluhurit përreth, duke prodhuar aureolën e saj verbuese.

Kështu ky imazh befasues, është rezultat i një ‘vjellje’ të dhunshme të një vrime të zezë. Por ajo nuk është vetmja në madhështinë e saj. Përmes një survejimi me rreze infra të kuqe, WISE ka zbuluar një pjesë të vogël galaktikave të tjera super të shndritshme, drita e dukshme të cilave pengohet nga hapësira e zënë nga pluhuri kozmik.

2. Galaktika e vogël me vrima e zezë të mëdha M60-UCD1

Kjo galaktikë, mund të ndryshojë kuptimin tonë mbi vrimat e zeza dhe galaktikat xhuxhe. Është vetëm 300 vjet-dritë e gjerë, çka përbën vetëm 0.2 për qind të madhësisë së galaktikës sonë Rruga e Qumështit. Por mos qeshni ende, pasi ky është paketimi i një vrimë të zezë me një masë prej 21 milionë diejsh. Kini parasysh se vrima e zezë më e madhe në galaktikën tone, ka një masë sa 4 milionë diejsh.

Deri kohët e fundit, qe supozuar se madhësia e galaktikës dhe vrimës së zezë ishte proporcionale. Pra, ky zbulim hedh shumë dyshime mbi modelet aktuale, dhe sugjeron se vrimat e zeza janë shumë më të zakonshme, se sa ne guxojmë të besojmë. Kjo ka ndodhur për shkak se M60-UCD1, nuk ka qenë gjithmonë i vogël.

Astronomët e Universitetit të Utah në SHBA, besojnë se ajo ishte dikur një mostër i fuqishëm prej 10 miliardë yjesh të fuqishëm. Por një ditë, ajo u afrua shumë me një galaksi fqinje edhe më të fuqishme, e cila ia grabiti pjesën më të madhe të yjeve. Aktualisht ajo përmban rreth 140 milionë yje. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme, që M60-UCD1 të shmangte dallimin e të qënit galaktika më e vogël e zbuluar ndonjëherë me një vrimë të zezë supermasive.

Kjo ngre gjithashtu pyetjen:A janë formuar galaktikat xhuxhe nga një grubullim i ngadaltë e yjeve, apo nga i gjithë materiali kozmik? Gjithësesi i vetmi që gjallon në një galaktikë të varfëruar, është qielli i natës. Me më shumë se 100 milionë yje të rradhitur së bashku si sardelet, pamja e “natës” është një lavazh madhështor i dritës.

1. EGS8p7 nuk duhet të ishte i dukshëm

Më shumë se 13.2 miliardë vjeçe, galaktika EGS8p7 është aq e lashtë saqë ne s’duhet të ishim në gjendje ta shihnim. Pas shpërthimit të madh të Big-Bengut, universi qe një grumbull protonesh dhe elektronesh të nxehta. Kur u ftohën, grimcat u kombinuan në hidrogjenin neutral. Në  këtë rast, neutralja është e keqe:Është e errët dhe e errëson universin e hershëm nga teleskopët tanë përgjues.

Fatmirësisht, kur galaktikat dhe objektet e tjera energjike u krijuan, ata rijonizuan gazin, çka i solli dritë universit duke e shpërndarë mjegullën. Megjithatë, kjo ka ndodhur rreth një miliardë vjet më parë, kështu që EGS8p7 duhet të ishte shumë larg për të qenë e dukshme. Çuditërisht, astronomët qenë ende në gjendje të merrnin sinjale prej saj në linjën Lajman-alfa, një farë bar kodi galaktik.

Ajo prodhohet kur yjet e rinj të padisiplinuar lëshojnë rreze ultravjollcë përreth gazit dhe lënë një lloj ‘nënshkrimi’ termik. Kjo e fundit u zbulua nga spektrometri MOSFIRE në Observatorin Kek, edhe pse linja e EGS8p7 duhet të ishte fshehur pas hidrogjenit të universit së hershëm. Astronomët nuk janë të sigurt se si arriti të shfaqet ajo. Ndoshta ajo ishte aq e madh dhe yjet aq të fuqishme, se rijonizoi një pjesë të madhe të universit shumë më herët se sa galaktikat e tjera.

Leave a Reply

Back to top button