Psikologji

Dhjetë gjërat që na mësoi ish presidenti Obama. Duhet t’i lexojnë të gjithë, sidomos meshkujt!

Dy fitoret e vazhdueshme të postit të presidentit nuk ishin të paarsyeshme. Në tetë vitet e qeverisjes së tij, ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, tregoi se kishte karakterin e duhur për ta qeverisur në rrugën e drejtë SHBA-në. Ai kishte fuqinë që të fitonte besimin e miliona shtetasve që e votuan, por dhe transmetoi shumë vlera nga vetja që secili duhet t’i kishte, sidomos meshkujt. Ja një listë me dhjetë gjërat që presidenti Obama na mësoi gjatë qeverisjes së tij:

  1. Beso në vete.

Arti i arritjes është arti i besimit në vete.

  1. Qëndro i fortë.

Obama i tregoi botës se nëse një person e di çfarë kërkon dhe lufton për ta arritur atë gjë, ai ka për ta arritur.

  1. Plotëso kulturën tënde.

Të jesh një person publik, duhet të kesh njohuri në shumë fusha, si financa, politika, psikologjia, temat sociale etj. Ai ishte vërtet president, por njëkohësisht luante edhe basketboll, ka studiuar për drejtësi, i pëlqenin poezitë, si dhe shkruante libra.

  1. Qëndro human.

Secili nga ne duhet të kuptojë se nuk do të jetojë gjatë në këtë botë, ndaj për aq kohë sa do të jetë këtu, duhet të tregohet sa më njerëzor, të kërkojë falje kur gabohet, të falë nga vetja, kur ka mundësi, si dhe të jetë falenderues për gjërat që ka në jetë.

  1. Frymëzoji të tjerët.

President Obama është një frymëzim për miliona njerëz në mbarë botën. Ai i tregoi të gjithëve se me dozën e duhur të vendosmërisë dhe punës së fortë, çdo gjë është e mundur.

  1. Njerëzit me ngjyrë mund t’ia dalin në jetë.

Mos u kap pas së shkuarës, apo pas gjërave që nuk mund të ndryshosh dot. Ti nuk mund të ndryshosh dot gjenet e tua, por mund të ndryshosh realitetin tënd. Ky është ndër mesazhet më të fuqishëm që presidenti Obama na ka transmetuar.

  1. Lidhu me dik vetëm, kur ke synime për diçka serioze dhe qëndroji besnik partnerit/es.

Nuk ka shumë gjëra për të thënë për këtë aspekt. Të gjithë e dimë se sa shumë e do Obama bashkëshorten e tij dhe sa besnik i ka qëndruar asaj në vite. Është ndër të paktën presidentë që nuk është përfshirë asnjëherë në skandale seksuale.

  1. Jeto shëndetshëm.

Presidenti Obama vraponte rreth 45 min në 6 ditë të javës. Gjithashtu, ai luante edhe basketboll thuajse përditë. Shëndeti është gjëja më e rëndësishme në jetë dhe trupi ynë na shoqëron kudo, ndaj duhet të kujdesemi për të. Nuk është mirë që të shtojmë në peshë dhe të tregohemi të pandërgjegjshëm se, në fakt, jemi duke i shkaktuar dëm shëndetit tonë.

  1. Beso në Zot.

Mund të jesh pjesë e cilitdo besimi, thjesht përpiqu të besosh përherë. Mos i ofendo të tjerët për besimin e tyre, apo për mungesën e besimit, por vetë përpiqu të besosh se diçka më e madhe se ty qëndron mbi ty dhe “kontrollon” gjithë jetët tona.

  1. Duaje familjen tënde.

Për mendimin tim, ky është mësimi më me vlerë nga presidenti Obama : Duaje familjen gjithmonë me gjithë zemër. Nëse miqtë dhe personat me të cilët lidhesh, mund t’i ndërrosh, familja është si trupi yt. Është diçka që do të të shoqërojë përherë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button