Your Life

Dhjetë lista që duhet të mbani nëse doni të jeni i suksesshëm

Mendja e njeriut është me të vërtetë e pabesueshme, dhe ne të gjithë duhet të përpiqemi në krijimin e një memorie këmbëngulëse, ku mund të mbështetemi. Shumë profesione fitimprurëse apo hobi kërkojë një tipar të tillë – aktorë, muzikantë dhe artistë që në përgjithësi bëjnë ushtrime të panumërta, pasi vetëm kështu mund të nguliten me siguri në kujtesë informacioni i kërkuar.

Dyert e shumta që të çojnë drejt një të ardhmeje të suksesshme, janë të hapura nëse dikush zotëron një memorie të fortë. Por sado e dobishme, ajo nuk është një përbërës thelbësor në formulën e suksesit – ajo që ju mungon tek memoria, mund të kompensohet gjithmonë me anë të zellit. Ruajtja e elementeve të rëndësishëm në jetën tuaj me anë të listë-bërjes, është sërish një taktikë e pakrahasueshme për të kundërbalancuar një kujtesë të dobët.

Duke shfrytëzuar shënimet e vazhdueshme, mund të kemi një organizim dukshëm më të madh, dhe s’do të gjendemi nën përshtypjen se kemi harruar diçka, ndërsa do kemi ndërkaq një pasqyrë të qartë se cila detyrë ka urgjencën e kryerjes së menjëhershme. Më poshtë po rendisim llojet e listave që ju garantojnë zbatimin e detyrimeve, në mënyrë që të ndiqni arritjet dhe ushqeni ambicjen.

1. Lista e objektivave

“Ajo që përftoni nga arritja e qëllimeve tuaja, nuk është më e rëndësishme se sa ajo që jeni bërë nga arritja e këtyre qëllimeve”. (Zig Ziglar)

Qëllimet dhe ambicja janë ato që na drejtojnë dhe motivojnë, por ne duhet të pyesim veten se cila është ajo që duam, në mënyrë që të ndihemi realisht të realizuar. Lista juaj e qëllimeve duhet të përbëhet nga të gjitha temat që ju i cilësoni të nevojshme për të respektuar realisht vetveten. Mund të jetë stabiliteti financiar, një vend që ju mund ta thërrisni veten tuaj, duke filluar nga familja tuaj, të qenit i pavarur etj.

Njerëzit kanë kritere të ndryshme kur është fjala për qëllimet, dhe kjo listë në mënyrë të veçantë është gjithnjë në rritje; ajo ndryshon teksa ju piqeni, por ndiheni gjithmonë shumë mirë kur përmbushni diçka prej saj. Pa një listë të tillë, do të humbni drejtimin e jetës, dhe ne të gjithë kemi nevojë për disa udhëzime të brendshme, mbi të cilat të përqëndrohemi – një arsye të mirë për t’u çuar në mëngjes nga gjumi.

2. Lista e detyrave

“Lumturia nuk vjen nga të bërit punë të lehta, por nga kënaqësia që vjen pas realizimit së një detyre të vështirë, që kërkonte më të mirën tonë”. (Teodor Isak Rubin)

Detyrat janë në fakt piketa në rrugën për përmbushjen e qëllimit, dhe këto lista kanë një prirje për të qenë të gjata. Detyra të reja dalin përditë, pa marrë parasysh nëse jeni një punonjës, student, apo një profesionist i lirë. Pavarësisht nga fakti se ato janë të vështira, ne kemi gjithmonë ndjesinë e arritjeve pasi detyra është kryer, apo kur është zgjidhur një problem i caktuar.

Shmangia e bërjes së këtyre listave mbi detyrat tona të përditshme, vetëm sa do t’i grumbullojë ato, dhe përfundimisht shndërrohen në një pengesë. Në rast se keni detyra të mëdha që kanë nevojë për më shumë se një ditë, një javë apo një muaj para se ato të mund të përmbushen, atëherë ndajini në detyra më të vogla të përditshme, dhe vendosini gjithashtu në listë.

Për sa kohë që monitoroni detyrat më të mëdha, teksa plotësoni piketat e vogla të përditshme, do të keni një kontroll më të madh në progresion dhe një burim të vazhdueshëm motivimi. Lista dhe shënimet, janë mjete mjaft të fuqishme për rritjen e produktivitetit , sidomos kur jemi duke punuar nga shtëpia.

Së fundmi, vlen të theksohet se ju duhet të keni një listë të detyrave personale, ose detyrave që i kryeni për hir të vetë-përmbushjes. Këto janë të lidhura me qëllimet tuaja personale, dhe menaxhojnë pasionet – shkruarja e një libri, pikturimi etj. Këto detyra do t’iu përcaktojnë dhe iu ofrojnë një ndjesi më të madhe të arritjeve, kështu që jepni gjithçka nga vetja për të krijuar diçka për të cilin mund të jeni krenarë.

3. Lista e kontakteve

“Të duash të bëhesh mik me dikë është një gjëja më e shpejtë, por miqësia është një fryt që piqet ngadalë”. (Aristoteli)

Do të ishte zhgenjyese të supozoni se mund të bëni gjithçka vetë; megjithatë, në të njëjtën kohë, një partneritet me të meta mund të sjellë rezultate katastrofike. Është jashtëzakonisht e vështirë të gjenden aleatë dhe kontakte të përputhshme, përderisa miqtë dhe familja, me fjalë të tjera, njerëzit e afërt me ju, mund të mos jetë zgjidhja më e mirë për një partneritet biznesi.

Nëse doni të hyni në një partneritet me dikë, sigurohuni që personi në fjalë të ndajë të njëjtin vizion. Negocioni disi, dhe përpiquni të përcaktoni nivelin e besueshmërisë së partnerit tuaj potencial. Gjatë gjithë jetës, kemi kontakte me njerëz të aftë dhe të talentuar, kompetenca e të cilëve mund të jenë e nevojshme në të ardhmen, natyrisht

në varësi të punës.

Mos hezitoni t’u ofroni ndihmë, kur ata janë në nevojë, çka mund t’iu garantojë një kontakt të vlefshëm. Pika kryesore:bëni një listë të veçantë të të gjitha kontakteve të rëndësishme, si programuesit e besueshëm, punonjës së ndryshëm, juristë, etj.  Kujtohuni se nuk duhet t’i kontaktoni ata vetëm kur jeni vetë në nevojë.

Ju duhet të mbani një marrëdhënie të shëndetshme dhe natyrale, dhe të jeni aty për ata njerëz, nëse kërkojnë ndihmën tuaj. Thënë të vërtetën, mund të jetë e vështirë për të krijuar lidhje të forta miqësie, por pasja e të njohurve të rëndësishëm dhe bërja vetë një i tillë është shumë e mundur.

Pa një listë të tillë, ju e lini veten të pambrojtur ndaj ndërlikimeve të mundshme në të ardhmen; për më tepër, sigurohuni që kjo listë të ruhet mirë, pasi nëse humbni një kontakt të tillë, mund të jetë disi i mundimshëm rikuperimi i të dhënave të tilla. Vetëm sigurohuni që keni mjetet e rikuperimit të të dhënave në dispozicionin tuaj për të zbutur dëmin, nëse diçka mund t’i ndodhë telefonit tuaj.

4. Lista e shpenzimeve

“Një njeri i mençur duhet të ketë para në kokë, por jo në zemrën e tij”. Xhonatan Suift

Kjo mund të jetë një pjesë e këshillave mjaft të zakonshme, por lihet shpesh pas dore. Siç e dimë të gjithë, ekzistojnë dy lloje shpenzimesh:ato që janë të nevojshme, (faturat, taksat, ushqimi), dhe ato që përdoren për të kënaqur disa dëshira personale. Ekziston një shkallë përmbajtjeje që shumicës prej nesh i mungon, në mënyrë që të kemi një qasje ndaj kësaj çështje në një nivel të kënaqshëm maturie.

Për ta thënë troç, ne i trajtojmë dëshirat tona si nevojat tona, dhe nevojat dhe detyrime primare që lihen në cep. Sigurisht, kjo mund të tingëllojë paksa e ekzagjeruar, por e vërteta është presioni i kulturës të konsumatorit në fund bëhet i madh, duke rezultuar në një blerje për të cilat nuk na i mban xhepi. Kjo lloj sjelljeje mund të shmanget duke përdorur listat, dhe i kthyer ato në një kujtesë të gjithëpranishme të asaj që është me

të vërtetë e rëndësishme.

Duke hartuar hartuar lista të të gjitha shpenzimeve mujore që jemi të detyruar të paguajmë, do të kemi një pasqyrë të qartë se sa burime kemi në dispozicion. Nga ana tjetër, pa këtë listë të mbushur me llogaritje tepër të përpikta, jemi të prirur të besojmë se kemi më shumë liri për t’u angazhuar në blerje për qejf, duke shkaktuar në fund të fundit shtimin e faturave; kësisoj, në fund do gjendemi një hap më pranë një vetëvrasje financiare.

Trajtimi si duhet i financave, ose fakti që kemi si prioritet shpenzimet e jetesës, është një përgjegjësi që nënkupton pjekuri. Suksesi zakonisht matet nga sasia e pasurisë, dhe pa taktikat e duhura të shpenzimeve, ju pengoni akumulimin e saj.

5. Lista e mjeteve të dobishme

“Nëse jeni lloji i personit që duhet të përmbushë ëndrrat e veta, duhet të pajiseni me mjetet e nevojshme për t’i realizuar ato”. Vin Dizel

Shoqëria e sotme shumë varet nga përdorimi i teknologjisë – ne shkëmbejmë informacione, bëjmë llogaritje, matim kohën etj .Ky nivel i besueshmërisë sugjeron ndërkohë përgjegjësi. Nëse ndodh diçka me telefonin tonë celular apo kompjuterin personal, kjo do të qe një pengesë e konsiderueshme që mund të dëmtonte rëndë aftësitë tona.

Siç u përmend, humbja e kontakteve mund të jetë vërtetë shqetësuese. Megjithatë është edhe më e keqe humbja dhe kompromentimi i funksionimit të jetës suaj. Mjetet e dobishme nuk janë të kufizuara vetëm tek riparimi i dëmtimit; ato përfshijnë gjithashtu mjetet që e bëjnë punën tuaj më të lehtë. Me efikasitet dhe një nivel më të madh kompetencash, ju jeni një hap më pranë suksesit.

Përdorimi i aplikacioneve dhe mjeteve të duhura , mund ta bëjë mungesën tonë të aftësive të kufizohet në  një zonë të caktuar, ose thjesht të na ndihmojë të menaxhojnë punën tonë në mënyrën e duhur. Mbajtja e një liste të mjeteve të dobishme, do të jetë në dispozicion sa herë që ballafaqoheni me probleme më të zakonshme, si gjetja e një restoranti të mirë për një darkë pune, ecja me makinë në një terren të panjohur, menaxhimi i detyrave, të mësuarit, ndërsa ka edhe mjete të afta për të ndihmuar në rikuperimin e pronës së vjedhur.

Edhe pse kjo listë nuk është aq e rëndësishme se sa ato të sipërpërmendura, është e pamohueshme që ajo ka mund tësi t’iu kursejë shumë kohë, nëse lind nevoja për të. Interneti është një det i madh, si i mjeteve të dobishme por edhe të padobishme, dhe duke filtruar ato që janë të parëndësishme, ju s’keni nevojë të kryeni kërkime të panumërta kur ju nevojiten mjetet e përshtatshme për zgjidhjen e problemeve.

6. Lista e vetë-përmirësimeve

“Në momentin që s’jeni duke mësuar, unë besoj se keni vdekur”. Xhek Nikolson

E arsyeshme për t’u supozuar dhë e pashmangshme, në një kohë që gjithmonë meriton të përmendet. Është e sigurtë se të gjithë jemi të vetëdijshëm për të metat tona; nëse jo për të gjitha, të paktën për disa prej tyre. Mendoni mbi veten tuaj, bëni një listë të të gjitha gjërave që do të donit të përmirësonit apo ndryshonit , pastaj konsideroni si t’i realizoni këto ndryshime.

Pavarësisht nga fakti se ata që janë pranë jush nuk ju vënë nën presion për të ndryshuar apo përmirësuar, ju duhet të bëni përpjekje të vazhdueshme për ta bërë këtë, për hir të vetvetes. Lista e përmirësimeve duhet të përbëhet nga ndryshimet fizike, ndryshimet shpirtërore në natyrë, braktisja e zakoneve të këqija etj.

Askush nuk pret që ju të ndryshoni plotësisht brenda një periudhe kohe të shkurtër, por marrja e vendimit për të ndryshuar brenda një viti është një zgjidhje praktike, shumë e lehtë për t’u vënë në zbatim. Lista është aty thjesht për t’iu kujtuar se cilat përmirësime janë prioritete, si dhe për të ndërtuar besimin tuaj pas çdo përmbushje.

Refuzimi për të ndryshuar ose mund të rezultojë në mungesën e besimit dhe depresion, ose do t’iu shndërrojë në një person me një besim të tepruar dhe vetë-mjaftueshëm, që askush nuk do ta tolerojë për kohë të gjatë; të dyja këto tipare janë në kundërshtim me kërkesën tuaj për një të ardhme të suksesshme. 

7. Lista e ideve kreative

“Mos shkoni aty ku mund t’iu çojë rruga, por shkoni atje ku s’ka rrugë dhe lini një gjurmë”. Ualdo Emerson

Gjatë gjithë historisë, njerëzit që kanë patur ndikimin më të rëndësishëm në botë, qenë ata me një mënyrë revolucionare të të menduarit, ata që guxuan të sfidojnë rendin e vendosur dhe ndryshojnë statuskuonë. Që një ide të klasifikohet si kreative, ajo duhet të jetë e re, ka nevojë të bëjë kuptim, dhe duhet të ketë një lloj përdorimi.

Për shembull, krijimi i diçkaje për të ndihmuar njerëzit me aftësi të kufizuara të komunikojnë online, ose thjesht të shkruajnë- bën që shumë njerëz që kanë humbur gjymtyrët e tyre mund të bëhen blogerë apo shkrimtarë krijues, dhe t’i tregojnë botës një pjesë të mendjes së tyre. Kurdoherë që një ide e re ju vjen në mendje shkruajeni, pastaj lundroni në internet për të parë nëse po shkelni realisht në një terren të panjohur.

Pasi lista juaj të jetë rritur, atëherë duhet të filloni të meditoni mbi këtë temë, për të parë nëse ajo i qëndron një shqyrtimi më tëafërt. Pyesni për një mendim të dytë, dhe shihni se çfarë do t’iu duhet për të realizuar idenë tuaj.  Në shumicën e rasteve, kjo është mënyra se si janë krijuar njerëzit e suksesshëm.

Ka të ngjarë që njerëzit të mos impresionohen me krijimtarinë tuaj, por mos ia lejoni vetes të dekurajoheni – tek e fundit, këmbëngulja ka një rol vendimtar në një karrierë. Monitorimi i mendimet tuaja nxit të menduarit produktiv dhe forcon përqëndrimin tuaj. Lënia e idetë e mira të rrëshqasin tej, është vetëm një potencial i çuar dëm, që do të ndalë progresin tuaj.

8. Lista e planeve të ardhshme

“E ardhmja është e pasigurtë, por fund I është gjithmonë pranë”. Xhim Morrison

Ne të gjithë kemi dëgjuar deklarata si:”E nesërmja është një mister”, “Jeto të sotmen”, dhe “S’mund të ndikoni mbi të ardhmen”. Personalisht, unë bie dakord me një pikëpamje të tillë. Por nga ana tjetër them se në rrethana të veçanta, bërja e planeve për të ardhmen është si të bësh punën e Sizidfit, të mos planifikosh fare duket krejtësisht ofenduese. Unë gjithashtu besoj se të gjithë bëjnë një lloj plani; problemi është frika nga pasiguria ajo që pengon vullnetin tonë për të vepruar.

Për ta bërë vendosmërinë tuaj më të qëndrueshme, përpiloni një listë të planeve tuaja të ardhshme, shihni çfarë ju nevojitet në mënyrë që t’i bëni ato realitet. Kjo është shumë e ngjashme me listën e parë – ajo e qëllimeve; dallimi është se kjo listë nuk duhet të përfshijë domosdoshmërisht të ardhmen tuaj personale.

Përkundrazi, është lista e ngjarjeve të ardhshme të rëndësishme, ndryshime të rëndësishme në ligje, apo tendenca të së ardhshmes, softuerë të dobishëm, etj. Ajo do të ju mbajë të mire-informuar dhe përgatitur, pasi duke qëndruar përditësuar me gjërat më të rëndësishme është një virtyt  i domosdoshme për biznesmenët fitimprurës.

9. Lista e planeve të emergjencës

“Ju luteni që të  bjerë shi, por bashkë me të duhet të përballeni edhe me baltën. Kjo e fundit është një pjesë e saj.”  Denzel Uashington

Çdo veprim ka një reagim të barabartë në kahun e kundërt, çka do të thotë nuk ka asgjë që mund ta bëni pa pasoja. Çdo përpjekje për të qenë më i suksesshëm, bart zakonisht një grup pengesash apo rreziqesh të bashkangjitura. Edhe pse rreziqet janë të pashmangshme, përgatitja për pasojat është gjithmonë diçka e mirë dhe e domosdoshme. Kur ju planifikoni stimuj ndaj biznesit tuaj, ose kur keni ndërmend të investoni në diçka, sigurohuni që të hartoni një listë të plotë me mirat dhe të këqijat, si dhe një listë të skenarëve të mundshme negativë.

Në rast se aspektet pozitive janë më të shumta se ato negative, mund të jeni më i inkurajuar për të vazhduar më tej. Bëni një përpjekje për t’u përgatitur vazhdimisht për reagimin e kundërt tek iniciativat e mëdha, dhe mbani nën kontroll dëmin e mundshëm. Mungesa e një plani emergjence nënkupton pavetëdijen, duke u bëtë forcërisht e qartë se si kjo qasje bie në kundërshtim me përparimin. Bëni hapa besimi vetëm kur s’keni keni mundësi të tjera për të eksploruar.

10. Lista e gjërave që duhen kryer para largimit nga kjo jetë

“Lotët më të hidhura derdhen mbi varre, për fjalët e pa thëna dhe veprat e pakryera” Herriet Besher Stoui.

Së fundi, mësoni të jetoni për hir të përjetimit të asaj që jeta ka për t’iu ofruar. Është gjallëruese, sa për të thënë minimumin, dhe e mban keqardhjen tuaj në nivelin minimal. Një nga arsyet se pse duam të jemi të suksesshëm është në fakt përmbushja e ëndrrave tona apo e listës tonë, që kur të hedhim shikimin pas në moshë të thyer të shohim me një buzëqeshje të ngrohtë dhe jo të vrenjtur.

Ndjehu i lirë për të vendosur në listën tuaj edhe gjërat më të pamundura, dhe gjeni elementin tjetër më të mirë duke përdorur kreativitetin tuaj. Çdo herë që të keni arritje gjatë jetës tuaj, hidhini një vështrim listës dhe shikoni cila është gjëja më e besueshme për t’u bërë, në mënyrë që të rivendosni fuqinë e vullnetit tuaj dhe të vazhdoni të ecni përpara. /“Lifehack” – www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button