Psikologji

Dhjetë urdhëresat e një GRUAJE të fuqishme

Doni të zbuloni nëse jeni, apo nëse keni të bëni me një grua të pushtetshme?

E dashuruar së pari me veten!

Para se të jepni dashurinë tuaj, sigurohuni që doni veten tuaj më parë! Një grua që nuk e do veten, nuk e njeh veten dhe nuk di si të kërkojë respektin që meriton.

Më duaj ashtu si jam!

Dhe pasi ta doni veten, do ta dini se dashuria e vërtetë është ajo që ju pranon ashtu siç jeni! Me të gjitha cilësitë dhe defektet tuaja!

Çdo gjë që bën, të rikthehet!

Një grua e fuqishme e di që në jetën e saj korr gjithçka që mbjell, prandaj ajo nuk u bën të tjerëve, atë që nuk dëshiron t’ia bëjnë asaj vetë.

Pavarësi, gjithmonë!

Një grua e fuqishme e di se është në gjendje të marrë vendimet e veta dhe të bëjë zgjedhjet e saj. Ajo e di potencialin e saj dhe merr përgjegjësinë për fatin e vet.

Përulësia!

Një grua e fuqishme nuk ndihet më mirë se kushdo tjetër … ajo vë gjithë energjinë e saj për të qenë një person më i mirë sot, se sa ishte dje.

Besim tek vetja!

Pasiguria nuk ndodh! Një grua e fuqishme punon me kompetencë dhe shpresat janë gjithmonë për suksesin.

Kujdesuni për kopshtin tuaj!

Një grua e fuqishme nuk i kap në kurth fluturat, kujdeset për kopshtin e vet dhe pret që ato të vijnë me dëshirën e tyre të lirë.

Besimi!

Frika e humbjes nuk është sigurisht një ndjenjë e aftë për të tronditur këtë lloj gruaje, ajo e di se ajo që është e saja do të kthehet gjithmonë!

Vaniteti!

Gruaja e fuqishme e di se si ta kultivojë vetëvlerësimin e saj çdo ditë dhe e di vlerën e kotësisë!

Rinore!

Një grua e fuqishme nuk plaket kurrë! Ajo e sheh pamjen e rrudhave si një përvojë jetësore dhe si arsye për t’u ndier edhe më e veçantë.

Leave a Reply

Back to top button