Your Life

Dhjetë zakonet e fuqishme që do të stimulojnë inteligjencën tuaj

Për të qenë i shëndetshëm, truri juaj ka nevojë për stërvitje ashtu si muskujt. Kalimi i disa minutave në ditë duke kryer ushtrime mendore, jo vetëm që do të ndihmojë në forcimin e të menduarit, por do të përmirësojë kujtesën, madje edhe qetësojë mendjen tuaj. Më poshtë po rendisim 10 veprime që mund t’iu ndihmojë të zgjeroni aktivitetin e trurit, si dhe të ushtroni mendjen tuaj.

1. Vëzhgoni

Të shohësh nuk është njëlloj si të vëzhgosh. Vëzhgimi përfshin analizimin e asaj që shihni. Kur vëzhgoni, do të vini re të gjitha gjërat që i keni anashkaluar prej një kohe të gjatë. Përthithni atë që është rreth jush, dhe mos e frenoni imagjinatën.

screen-shot-2016-11-18-at-09-34-19

2. Mësoni

Nëse jeni mendjehapur dhe nuk ndaleni kurrë së mësuari, truri juaj do të mësohet të kërkojë të dijë më shumë, dhe s’do të ndalet kurrë në këtë proçes. Përqafoni çdo mundësi që keni për të mësuar diçka nga njerëzit, të cilët një njohuri të gjera në fusha të caktuara. Një mënyrë e mirë do të qe mësimi i një gjuhe të re.

3. Dëgjoni

Kur dëgjoni tingujt përreth jush, ju përthithni një pjesë të botës. Nëse dini për një shëtitje në rrugë, kushtojini vëmendje asaj që janë duke biseduar njerëzit, në mënyrë që të mësoni si mendojnë ata. Ju gjithashtu mund ta ushtroni këtë zakon duke dëgjuar një muzikë të re.

4. Eksperimentoni

Nëse nuk dilni nga zona tuaj e rehatisë dhe të filloni të eksperimentoni me gjëra të reja, mund të privoheni nga diçka që mund ta ndryshojë jetën apo mendjen tuaj. Shihni mundësinë e ndjekjes së kurseve që ngjallin vëmendjen tuaj, dhe mësoni mbi një fushë ku s’keni shumë njohuri.

5. Zgjeroni njohuritë

Asnjëherë mos qëndroni me njohuritë e përftuara më herët. Pyesni mbi gjëra të caktuara. Gradualisht njohuritë juaja do të rriten, dhe truri do të mësohet të mos mjaftohet vetëm me një informacion të pjesshëm. Librat e tematikave të ndryshme do t’iu ndihmojnë të zgjeroni mendjen tuaj dhe shihni botën me një tjetër sy.

6. Flisni

Mësoni nga njerëzit rreth jush. Ndajeni informacionin që keni ruajtur në trurin tuaj gjatë viteve, me një person që ka bërë të njëjtën gjë. Shprehni idetë tuaja, dhe zhvilloni mendime të reja nga përzierja e njohurive tuaja.

7. Ushtrohuni

Trupi dhe mendja janë një njësi. Nëse njëri prej tyre nuk është në gjendjen e tij më të mirë, tjetri mund të vuajë pasojat. Kaloni 20 minuta në ditë duke kryer ushtrime të ndryshme, për të  oksigjenuar mendjen tuaj.

screen-shot-2016-11-18-at-09-35-05

8. Meditoni

Nëse ju filloni të shihni mendjen tuaj se si silletdhe atë që çliron kur meditoni, keni nevojë të dini paksa më shumë. Ky lloj relaksi mund të jetë zbulues për trurin tuaj, dhe do të ndjeni se si relaksohet mendja tuaj.

9. Analizoni mundësitë

Mundohuni të mendoni jashtë kutisë, dhe kërkoni gjithmonë për më shumë përgjigje të mundshme nga ajo logjike. Mos u ndalni së eksploruari ide, si dhe gjenerimin e mundësive dhe zgjidhjeve.

screen-shot-2016-11-18-at-09-35-26

10. Luani me mendjen tuaj

Nuk ka asgjë të keqe të udhëtonin me mendjen tuaj në vende të çuditshme. Kur krijoni një univers në kokë, ku çdo gjë është e mundur, ju ushtroni trurin tuaj – madje edhe ndjenja juaj e humorit mund të ketë një ndryshim tepër pozitiv. Një pjesë e sekretit të efektivitetit të këtyre metodave është zbatimi i tyre çdo ditë – natyrisht pa e stërmunduar trurin. Dëgjoni, vëzhgoni dhe përfitoni nga bota ku jetoni. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button