Bota

Diktatori koreano-verior: Kemi bombën me hidrogjen. Ja si e përdorim

Screen Shot 2015-12-10 at 21.27.55

Korea e Veriut ka tashmë bombën me hidrogjen dhe mund ta përdorë bashkë me kokat me mbushje bërthamore për të mbrojtur sovranitetin e saj. Kështu ka deklaruar sot lideri i Koresë së veriut, Kim Jong un.

“Ia kemi dalë të bëhemi fuqi e madhe bërthamore, në gjendje që të mbrojë pavarësinë dhe dinjitetin kombëtar të atdheut tonë, përmes sulmeve të fuqishme bërthamore dhe me hidrogjen”, ka deklaruar Kim Jong un, i cituar nga agjencia shtetërore e shtypit. Udhëheqësi koreano-verior ka shtuar se Korea e Veriut “duhet të vazhdojë të zhvillojë në mënyrë aktive industrinë e vet ushtarake.

Funksionarë të shërbimit të fshehtë koreano jugor e kanë pritur me skepticizm lajmin, bën të ditur agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut. “Nuk kemi asnjë informacion mbi zhvillimin e bombës së hidrogjenit nga ana e Koresë së Veriut”, ka thënë një funksionar i shërbimit të fshehtë. “Nuk besojmë se Korea e Veriut, ka teknologjinë për të prodhuar bombën me hidrogjen”.

Edhe studiuesit koreano jugorë janë të të njëjtit mendim. “Eshtë e vështirë të mendosh që Korea e Veriut zotëron bombën H – ka thënë Lee Chun-geun, një studiues në Institutin për politika shkencore dhe teknologjike. Duket se po e zhvillojnë”.

Sipas Chang Yong-seok, një studiues i Institutit për paqe dhe bashkim në Universitetin kombëtar të Seulit, në këtë mënyrë Kim po përpiqet t’u bëjë presion SHBA për të firmosur një marëveshje paqeje./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button