Bota

Dikur sensacional ishte krimi. Sot, politika

Një botues i TIME ka thënë: “Askush nuk ka gjetur një mënyrë për të shtyrë njerëzit që të paguajnë për cilësi të lartë të artikujve”

Një tjetër simptomë e fokusimit tek fitimet është se lajmet janë sensacionalizuar. Kjo nuk është gjë e re në fakt; lajmet sensacionale janë të vjetra sa vetë shtypi. Në të kaluarën, gazetat i bënin artikujt sa më sensacionalë, duke u fokusuar tek krimi dhe vrasjet. Por sot, është më e zakonshme të sensacionalizohet politika. E gjithë kjo të shpie sërish tek Facebooku.

Njerëzit janë më të prirur të bëjnë “share” artikuj nëse këta janë sensacionalë, dhe një gjë e tillë po prek mënyrën se si i merr lajmet, një brez i tërë. Eshtë studiuar se të lindurit pas viteve 2000 jnë të prirur nga burimet e lajmeve që nuk janë të paanshëm dhe mbartin opinionet e shkruesve, dhe jo nga ata neutralë, gjë që lidhet sigurisht me faktin që, 60% e tyre i marrin lajmet në Facebook.

Në Facebook, këta artikuj sensacionalë, të pasaktë, thjeshtë ndahen gjithnjë e më shumë, kështu që gjithnjë e më shumë njerëz i shohin. Në fakt, Buzzfeed ka thënë se “mënyra më e mirë për të patur share në Facebook, është të botosh përmbajtje sensacionaliste dhe shpesh të rremë”. Ata e kishin si kritikë ndaj portaleve të tjerë dhe jo si rrëfim, por duhet të dimë se faqja me më shumë “share” mbi faqen e dheut është ndoshta fajtorja më e madhe. Ky problem, është thjeshtë i qenësishëm kur flitet për përfitueshmërinë. Një botues i TIME ka thënë: “Askush nuk ka gjetur një mënyrë për të shtyrë njerëzit që të paguajnë për cilësi të lartë të artikujve”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button