Analiza

Dinosauri sovjetik që ushqehet me tragjedi

VIKTOR EROFEEV

Shkrimtar rus

Part of the wreckage of a Malaysia Airlines Boeing 777 plane is seen after it crashed near the settlement of Grabovo in the Donetsk regionTani bota e di – dhe do ta mbajë mirë parasysh – që në Ukrainë luftohet. Dhe kjo sepse në kufirin lindor të vendit, lufta shkaktoi një tragjedi të tmerrshme. Në 17 korrik, pikërisht teksa Boeingu malajzian po rrëzohej, rastësisht ndodhte që edhe të isha në një avion që fluturonte nga Moska drejt Prisit, dhe duke parë poshtë nga mesi i reve, për një arsye të çuditshme mendoja pikërisht sa e tmerrshme duhej të ishte të hidheshe në erë dhe të rrëzoheshe nga dhjetë mijë metra lartësi. Pikërisht atë moment, disa njerëz po e provonin mbi lëkurën e tyre, dhe miliona të tjerëve nëpër botë i rrënqethte vetëm mendimi i fundit të tmerrshëm të të rriturve dhe fëmijëve, të hipur mbi një avion që nga Amsterdami, po çonte për pushime.

E megjithatë, pavarësish tronditjes për atë që sapo ka ndodhur në qiejt e Ukrainës, pyetja – mizore – shfaqet spontanisht: kujt i shkon për shtat një tragjedi e tillë? Që ai avion i mbushur me fëmijë u rrëzua rastësisht kjo është e qartë për këdo – apo pothuajse këdo – që ka një bonsens. Askush nuk donte të vriste civilë në një avion të huaj, as nga njëra palë e as nga tjetra. Megjithatë, po të kemi parasysh faktin që kohët e fundit separatistët e mbështetur nga Kremlini kanë filluar të rrëzojnë avionë të aviacionit ukrainas që i bombardojnë, është e mundur që Boeingu të jetë goditur nga një raketë separatistësh. Për pjesën tjetër, duke qenë s separatistët nuk zotërojnë avionë, ushtria ukrainase nuk kishte arsye të qëllonte drejt qiellit.

Bota do të duhet të kuptojë edhe diçka tjetër: Putini nuk do të tolerojë asnjëherë idenë që perandoria e madhe ruse të mund të dalë e mundur nga një përplasje me Ukrainën, e cila pikërisht nga perandoria është shkëputur. Nga veza e lëvizjes së butë të opozitës për europianizimin e Ukrainës, ka dalë një dinosaur sovjetik i etur për gjak. Por për Kremlinin pak rëndësi ka: fitorja e perandorisë ka më shumë rëndësi se sa ideologjia e dinosaurit. Tani që ka rrëzuar Boeingun malajzian, dinosauri e ka marrë dozën e tij të gjakut dhe ka rifituar forcë. Me ndihmën e fqinjit të fuqishëm ka treguar se është i pamposhtur. Pak rëndësi ka se ka gabuar shënjestër. E rëndësishme është vetëm që ka treguar thonjtë dhe dhëmbët.

Shkurt, katastrofa e fundit i shkon pikësëpari për shtat dinosaurit sovjetik. Nuk ka zgjidhje. Të paktën deri kur në Kremlin të fitojnë moderimi dhe bonsensi. Sepse pikërisht nga Kremlini varet gjithçka. Dhe Kremlini nuk do ta pranojë asnjëherë që ishte dinosauri i tij që rrëzoi Boeingun. Do ta drejtojë gishtin nga Kievi. Nga ana tjetër, askush nuk do një Luftë të Tretë Botërore dhe askush – në Europë – nuk ëndërron të luftojë për stepat e Donetskut. Pra, Putini nuk e ka vrarë dinosaurin kur duhej dhe Kievi ka thirrur “fitore!” shumë shpejt. E nëse ambiciet dhe tendencat ushtarake nuk i marrin parasysh tragjeditë, kjo ndodh sepse me tragjeditë ushqehen.

Përshtatur në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button