Bota

Diplomacia ndërkombëtare, mes Sirisë dhe Ukrainës

diploNga Bernard Guetta

Me apo pa Ukrainë, me apo pa sanksione, Franca dëshiron të rinisë dialogun me Rusinë. Ministri i Jashtëm francez, Emmanuel Macron e ka deklaruar në 25 janar në moskë, pasi ka theksuar në prag të takimit se “të gjithë palët” duhet të respektojnë marrëveshjen e Minskut, për të mbërritur në një anulim të sanksioneve “verën e ardhshme”.

Kjo formulë është shumë e rëndësishme sepse Macron nuk i ka kërkuar Rusisë që të respektojë marrëveshjen e firmosur në shkurt të vitit që kaloi nën mbikëqyrjen e Francës, por u është drejtuar “të gjitha palëve”, pra edhe Ukrainës.

Situata është delikate. Nëse Franca do të kishte deklaruar publikisht se Ukraina nuk po respekton marrëveshjen, do të kishte provokuar menjëherë, brenda BE, kundërshtimin e vendeve balltike dhe polonisë. Por është pikërisht kjo që mendojnë francezët, dhe nuk janë vetëm.

Të njëjtin mendim kanë edhe vende të tjerë të Bashkimit Europian, por edhe SHBA, teksa Sekretari i Shtetit, John Kerry ka deklaruar në 22 janar se beson që “me mirëbesimin e të dy palëve, është e mundur të mbërrihet në anulimin e sanksioneve”.

“Të dy palët” pra. Mesazhi është gjithmonë i njëjti dhe lind nga evolucioni i krizës ukrainase, dhe situatës ndërkombëtare në muajt e fundit.

E futur në krizë prej sanksioneve dhe uljes së çmimit të naftës, Rusia ka nevojë që të kthejë faqe në Ukrainë. Për këtë arsye, duke lënë mënjanë incidentet, rebelët e mbështetur nga Moska në Ukrainën lindore po respektojnë armëpushimin e parashikuar në marrëveshjen e Minskut.

Një hap prapa për Sirinë

Problemi është se ky ndryshim i raportit të forcave nuk u ka shpëtuar ukrainasve. Duke marrë parasysh edhe faktinq ë janë ata të sulmuar dhe që Moska as nuk ka ndërmend ta kthejë Krimenë, ukrainasit nuk e kanë fare me nxitim që të japin autonomi të plotë për rajonet lindore, pavarësisht se në Minsk janë zotuar ta bëjnë këtë gjë. Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko heziton sepse nuk mund të mbështetet tek shumica parlamentare e nevojshme, për të miratuar një ndryshim të tillë kushtetues.

Në marrëveshjen e Minskut parashikohet një armëpushim në këmbim të autonomisë, por Ukraina nuk ka më ndërmend të japë një status special për rajonet lindore, ose të paktën jo përpara se rebelët të kenë hedhur armët dhe Rusia të ketë hequr dorë nga mbështetja për ta.

Por kjo nuk i volit Vladimir Putinit, dhe as perëndimorëve, që do të donin të shihnin Moskën të dilte nga kjo aventurë, me qëllim që të negociojnë më tej një hap prapa në Siri. Nëse amerikanët dhe europianët thonë se sanksionet nuk janë të përjetshme, ata e bëjnë këtë për të vënë nën presion Kievin. /Internazionale – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button