Psikologji

Disa javë para se të vdiste vdiq, i biri gjeti 10 letra të shkruara me dorë. Dhe përmbajnë SEKRETET E JETËS

Gjithësecili mund të mësojë diçka nga ky sipërmarrës greko amerikan

Sot nuk është se mungojnë materialet frymëzuese për t’jua ngritur humorin gjatë gjithë ditës. Shkruani Inspirational Quotes në Google dhe do të merrni 900 milion rezultate. Por ndryshimi është se çfarë bëni me frymëzimin që gjeni – dhe jo për momentin, por për gjithë jetën. Savas “Sam” Tsakiris ishte një prej atyre sipërmarrësve të spikatur që mishëronte pikërisht këtë. 

Sam kishte lindur në Rodos të Greqisë në një fshat të vogël të quajtur Katavia. Ai emigroi në 1961 dhe shkoi në Baltimore. Pak muaj më parë, në korrik 1961 ai ndërroi jetë pas një beteje me kancerin në pankreas. 

Ai ishte një sipërmarrës i suksesshëm. Dentistm filantrop dhe kopshtar. Pak javë para se të ndërronte jetë, djali i tij Marc gjeti disa shënime të shkruara me dorë, ku ishin “10 rregullat për të jetuar”, nga Sam. 

1. “Jeta nuk është e drejtë”

Shpesh këtë e harrojmë. Jeta nuk është e drejtë. Por çdo padrejtësi mund të shihet si një shans për t’u rritur. Për shembull, nëse dikush mer meritën për një ide tënden në punë, kjo do të thotë se ideja ishte e mirë dhe je në rrugën e duhur. Kështu që vazhdo. Padrejtësia mund të shkojë edhe në favorin tënd, kështu që mos nxito të ankohesh.

2. “Jeta është shumë e shkurtër për ta çuar dëm duke urryer ndokënd”

Po punoni për dikë që nuk e pëlqeni? U ndodh të gjithëve. Por të harxhosh energjinë tënde për këto emocione është si të japësh orët e tua falas. Mendoni sa produktivë do të ishit sikur ajo kohë të shpenzohet për objektivat tuaja. 

3. “Puna jote nuk do të kujdeset për ty kur të sëmuresh. Familja dhe miqtë po – kështu që ruaj kontaktet me ta”

Sipas një infermiereje, kjo është një nga pendesat më të mëdha të njerëzve në prag të vdekjes. Nëse nuk ruani lidhjet, jo vetëm po lini të humbasë një sistem mbështetjeje dhe ndihme në të tashmen, por po e përgatisni veten për më shumë vetmi më vonë. 

4. “Qaj me dikë – është më shëruese se sa të qash vetëm”

Eshtë një rregull shumë i mirë për jetën, sidomos në vendin e punës. Mos vuaj vetëm – gjej dikë që të ndash hallin. Ndihmon.

5. “Bëj paqe me të shkuarën, që ajo mos të të prishë të tashmen”

Nëse ke një mendësi fitoj/humbas dhe i sheh gabimet e të shkuarës si humbje, dhe jo si shanse për t’u rritur, atëherë ka më pak gjasa të mësosh prej tyre, duke u përgatitur për më shumë dështime. Në disa raste dështimi është madje i preferueshëm. Pranoje.

6. “Mos e krahaso veten me të tjerët – ti nuk e ke idenë si ka qenë udhëtimi i tyre”

Po, disa sipërmarrje të suksesshme biznesi nisin në moshën 11 vjeç, por nuk ka asnjë mënyrë për t’i vënë një moshë vetëpërmbushjes. Po kështu mos harro se gjithësecili po kalon një situatë të caktuar.

7. “Nuk është kurrë shumë vonë për të patur një fëmijëri të lumtur, por kjo varet nga ti dhe askush tjetër”

Ka një dallim të madh kur thua që dikush nuk është rritur, dhe dikush nuk e ka humbur fëmijën brenda vetes. Mund të zbatohet tek ti dhe tek fëmijët e tu – ti ke fuqinë të sigurosh që të kenë një fëmijëri të lumtur. Dhe mos ki turp të përqafosh fëmijën brenda teje.

8. “Askush nuk e ka në dorë lumturinë tënde. E ke vetë ti”

Nëse e mësojmë mirë këtë, jemi rrugës drejt suksesit. Kaq.

9. “Fal këdo për gjithçka”

Kjo ngjan shumë me aksiomën e dytë. Ndoshta sepse ia vlen ta thuash dy herë. Në fund të ditës, koha është monedha më e rëndësishme që shkëmbejmë. Por falja jo vetëm na heq barrën, por edhe na hap mundësi të reja.

10. “Në fund gjithë sa ka rëndësi është që ke dashur dhe të kanë dashur”.

Leave a Reply

Back to top button