Your Life

Disa kuriozitete interesante për njerëzit

Tështitja – Sipas studiuesve, ne tështijmë me një shpejtësi 160km/h dhe kjo është arsyja se pse duhet të mbulojmë hundën me dorë, apo shami kur tështijmë.

Rruga që bën gjaku – E keni menduar ndonjëherë që gjatë një dite të tërë gjaku të përshkojë rreth 90 kilomentra? Ju duket e pabesueshme? Epo ja që është e vërtetë.

Djersa – Një person, pa pasur probleme të tjera shëndetësore, prodhon rreth 25 mijë litra djersë gjatë gjithë jetës së tij.

Flokët – E dinit se ngjyra e flokëve përcakton edhe sasinë e tyre? Edhe pse për bjondet (ato natyralet) thuhen shumë barsaleta, ato kanë sasinë më të lartë të flokëve dhe kryesojnë listën e personave që kanë më shumë flokë në kokë. Nëse një brun ka rreth 100 mijë folikuj flokësh, bjondet llogariten të kenë rreth 140 mijë.

Thonjtë – Pse vallë thonjtë e këmbës rriten më ngadalë se të duarve? Kjo ndodh për arsye se thonjtë më të ekspozuar rriten më shpejt, se sa ata që qëndrojnë të fshehur. Madje edhe ndërmjet thonjve të duarve ka dallim. Në dorën me të cilën shkruajmë, apo bëjmë më shumë aktivitete, thonjtë rriten më shumë se në dorën tjetër. Interesante, apo ajo? / e.h. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button