Psikologji

Disa rregulla të thjeshta për ta bërë marrëdhënien tuaj të zgjasë…

Fillimi i një marrëdhënieje është përherë i bukur dhe të i këndshëm, por sapo një lidhje fillon të maturohet, aty fillojnë vështirësitë. Faza kur gjithçka dukej si një aventurë, duket sikur ka marrë fund dhe tashmë vjen momenti kur të dy duhet të përpiqeni ta bëni marrëdhënien tuaj të funksionojë. Ndaj, më poshtë keni disa rregulla që duhet të ndiqni për ta bërë marrëdhënien tuaj të zgjasë sa më shumë.

  1. Krijoni ëndrra të përbashkëta.

Është e vështirë ndonjënjëherë t’ia dalësh me gjithë punët e shtëpisë, me përgjegjësitë si prind nëse ke fëmijë, apo me oraret e zgjatura në punë. I vetmi ngushëllim që të mbetet, është një bashkëshort apo bashkëshorte që të kupton. Nëse ju ushqeni ëndrra të përbashkëta për familjen tuaj, do ta keni shumë herë më të lehtë ta kuptoni njëri-tjetrin dhe lidhja juaj do të zgjasë më gjatë.

  1. Mbani raporte të mira intime.

Edhe pse mund t’ju duket e ekzagjeruar diçka e tillë pasi të jeni me fëmijë, pasi ju duket sikur dashuria është shndërruar thjesht në respekt dhe ka kaluar tek fëmijët tuaj dashuria që kishit për njëri tjetrin, nuk është e vërtetë. Dashuria nuk shuhet dhe raportet intime mes jush janë një aspekt që e mbajnë atë të gjallë, si dhe i zgjasin jetën lidhjes suaj.

  1. Vlerësoni aspektet pozitive të personit përballë.

Me kalimin e kohës ne e humbasim përqendrimin nga virtytet e një personi dhe gjithë stresi apo lodhja na bëjnë të shohim veset e tij. Kjo gjë ndodh edhe në një lidhje dhe ndaj mund të vijë edhe fundi i saj. Është mirë të shihni aspektet pozitive të partnerit/es që keni në krahë dhe t’ia vini këto në dukje. Jo vetëm do ta bëni atë të ndihet mirë, por edhe vetë do të ndiheni mirë gjithashtu.

  1. Bini dakord edhe me ndryshimet.

Studimet kanë treguar se partneri juaj do të ndryshojë çdo 7-8 vjet. Ky ndryshim në mendje apo në trup mund të jetë tepër i dukshëm, apo minimal, por gjithsesi ju duhet të bini dakord me këto ndryshime dhe të mos nisni me kritikat. Kuptoni se ndryshimet janë të pashmangshme dhe se këto ndryshime do të ndodhin edhe me ty.

  1. Mësoni të bini në kompromis.

Duke qenë dy persona të ndryshëm, normalisht që do të keni dy këndvështrime të ndryshme dhe kjo gjë është më e dukshme kur merrni vendime të vogla apo të mëdha. Mirëpo mos i lejoni këto kundërshtime të kthehen në diskutime të rënda, por mësoni të flisni me qetësi dhe në mënyrë racionale për gjithçka. Ndajini vendimet midis jush, psh nëse ti zgjodhe vendin se ku do të dilnit, lëre atë të vendosë për ushqimin apo pijet që do të porosisni.

Leave a Reply

Back to top button