Shendeti

Disa shkaqe që ndoshta nuk i kishit menduar më parë, por që ndikojnë në dhimbjen e kokës…

Dhimbja e kokës sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), shënohet në vendin e dhjetë (për meshkujt) dhe në vendin e pestë (për femrat) si shkaku i mungesës së aftësisë për punë. Në këtë artikull, ne kemi mbledhur disa shkaktarët e dhimbjes së kokës që ndoshta nuk i kishit menduar më parë, së bashku dhe me mënyrën se si mund ta shërojmë atë.

1.Drita e diellit dhe mungesa e vitaminës D

Sipas studimeve në Universitetin e Finlandës Jugore mungesa e vitaminës D shkakton dhimbje të kokës. Studimet kanë treguar se njerëzit me prani më të madhe të kësaj vitamine, janë më imunë nga dhimbja e kokës përgjatë gjithë vitit.

  1. Drita e madhe

Njerëzit që kanë dhimbje koke zakonisht iu largohen dritave të forta dhe kjo vjen si pasojë e nervave që lidhin trurin me sytë. Këto nerva ndikojnë edhe në ritmin e zemrës frymëmarrjen, etj, pasi janë pjesë e sistemit autonom simpatik ose parasimpatik. Përveçse dritat e forta mund të shkaktojnë dhimbje të kokës, ato mund të shkaktojnë edhe ankth, nervozizëm dhe depresion.

3.Bubullimat dhe rrufetë

Studimet e bëra nga Universiteti i Cincinnatit kanë përdorur modele të ndryshme matematike për të vërtetuar se në ditët kur ka mot me vetëtima, njerëzit kanë më shumë dhimbje koke. Dhe rezultatet e tyre kanë treguar 19% rritje të dhimbjes së kokës në këto ditë. Shumë faktorë mund të ndikojnë në këto rezultate si shtypja e ajrit, lagështia, etj, por nuk mund të thuhet saktësisht se është zbuluar arsyeja e vërtetë për këtë pasojë.

4.Depresioni dhe ankthi

Shumica e pacientëve me dhimbje koke e kanë këtë simptomë për shkak të ankthit, depresionit dhe gjumit të parregullt.

5.Medikamentet që përmbajnë kodeinë

Njerëzit që nuk kanë shumë tolerancë nga dhimbja e që marrin medikamente, të cilat përmbajnë kodeinë kanë dhimbje koke më të forta, për shkak se ky lloj bari shton intolerancën ndaj dhimbjes. 

6.Mbipesha

Me rritjen e peshës te personat e rritur rritet edhe mundësia për dhimbje kronike të kokës. Mbipesha shpesh është e lidhur edhe me migrenën.

Leave a Reply

Back to top button