Shendeti

Disa studime pikante mbi shëndetin: Mos i humbisni

screen-shot-2016-10-14-at-10-05-20

Larja e duarve, mbron nga sëmundjet

Të bërit zakon i larjes së duarve është mjaft domethënës për nxënësit e shkollave. Shkollat janë një mjedis shumë efektiv për të mësuar dhe më pas praktikuar këtë zakon. Por që të  ndodhë një gjë e tillë, nxënësve duhet t’u krijohen kushte, të tilla si vende për larjen e duarve dhe tualete të mira, përfshirë këtu sapunin dhe ujin e bollshëm. Larja e duarve është mënyra e vetme, më e thjeshtë, më e mirë, më e dobishme, më efektive dhe më ekonomike për parandalimin e përhapjes së baktereve dhe viruseve që mund të shkaktojnë sëmundje dhe vdekje që vijnë prej duarve të palara.Mikrobet janë kudo, ato mund të përhapen lehtë nga një vend në një tjetër nëpërmjet ujit, objekteve, gjallesave dhe grimcave të pluhurit. Gjatë ditës, duart tona janë në kontakt me shumë objekte, të tilla si aparatet telefonike, kartëmonedhat, mjetet e transportit, dorezat e dyerve etj., mbi të cilat janë të fshehura miliona mikroorganizma, disa prej të cilave kanë aftësi patogjene. Gjithashtu, këto mikrobe mund të hyjnë në trup kur duart i çojmë në hundë, gojë, sy, edhe pse janë të padallueshme me sy të lirë për njeriun. Për më tepër, disa baktere kanë shfaqur një rezistencë të fortë ndaj antibiotikëve, prandaj është i rëndësishëm parandalimi i infeksionit duke i larë duart tuaja tërësisht, veçanërisht për personat me një sistem të dobësuar imunitar (një ftohje banale mund të komplikohet në një bronkit kronik). Është mjaft e rëndësishme që gjithkush ta kthejë në zakon larjen e duarve, në dukje një veprim shumë i thjeshtë, por që shpesh nuk i kushtohet vëmendja e duhur. Shumë shpërthime sëmundjesh me origjinë nga ushqimet shkaktohen nga duart e palara. Prania e baktereve dhe viruseve që ndodhen në duart tona mund të shkaktojë grip, sëmundje pulmonare, hepatitin e formës A dhe shumë forma të diarreve.

Shoqëria, terapi antistres për femrat

Pas një ditë të lodhshme në zyrë, një darkë me miqtë mund të jetë terapia antistres më ideale që ekziston. Por kjo duket të jetë më ideale për femrat sesa për meshkujt. Mesa duket edhe mekanizmat për të reduktuar stresin funksionojnë në mënyra të ndryshme nisur edhe nga gjinitë. Studimi i fundit vlerëson se miqtë janë terapi antistres e domosdoshme më shumë për femrat sesa për meshkujt. Kjo është një hipotezë e dalë nga studimi i kryer nga Universitetti “Calgary” në Kanada, publikuar në revistën “eLife”, pas një studimi laboratorik zhvilluar mbi kaviet. Kafshët janë ndarë në dy grupe, njëri grup i përbërë nga kafshë të së njëjtës gjini dhe grupi tjetër  nga kafshë me gjini të ndryshme. Grupi i shkencëtarëve ka ekzaminuar te truri i kafshëve efektet e qelizave që kontrollojnë prodhimin e hormonit të stresit. Rezultoi se minjtë e gjinisë femërore ishin më të trishtuara kur ishin vetëm. Studiuesit shpjegojnë se femrat e lëna vetëm gjatë vëzhgimit prodhojnë më shumë një hormon, si përgjigje ndaj situatave stresuese. E njëjta situatëështë parë te minjtë meshkuj, të cilët mesa duket ishin më pak të stresuar nëse qëndronin vetëm, por e kundërta ndodhte kur ata shoqëroheshin me gjininë tjetër.

Këshilli Europian nuk miraton shtatzënitë surrogato

Këshilli Europian iu thotë “Jo” shtatzënive përmes nënave surrogate. Vetëm pak javë më parë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit Europian u prezantua një raport mbi të drejtën e zhvillimit tështatzënive përmes nënave surrogate, KE përmes një votimi me 83 vota kundër, 77 pro dhe 7 abstenim ka rrëzuar këtë raport. Që të hynte në fuqi mundësia e legalizimit të fenomenit të nënave surrogate duhej të kalonte me 2/3 e votave të Këshillit. Pjesa më e madhe e delegacionit italian i pranishëm në gjykatë votoi për të refuzuar raportin shumë të kontestuar të parlamentares belge De Sutter, e cilai kërkoi Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për të futur udhëzimet për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve të lindur e marrëveshjeve nga nënat surrogato. Praktika e huazimit të mitrave me qira duhet të ndalohet në mënyrë të menjëhershme pasi dhunon dinjitetin njerëzor dhe sjell rreziqe, duke kthyer fëmijët në një mall tregu dhe shfrytëzim të nënave. Këtë përmban raporti i fundit aprovuar së fundmi nga komisioni parlamentar i Shëndetësisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Sakaq dokumenti kërkonte që në të njëjtën kohë të përcaktohen “udhëzimet” europiane për të garantuar të drejtat e fëmijëve pas marrëveshjes që bëjnë nënat. Koncepti i amësisë zëvendësues është i lejuar në Britani të Madhe dhe në disa shtete në Shtetet e Bashkuara. Kanada, Belgjika, Holanda ka lejuar një fëmijë me një nënë zëvendësuese.

OBSH, të vendoset taksë mbi pijet e gazuara

Të vendoset taksë mbi pijet e gazuara. Kjo është teza e lëshuar së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila thotë se kjo nismë mund të reduktojëobezitetin, diabetin e tipit 2 dhe kariesin. Në raportin e fundit tëpublikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisëkonfirmohet se rritja me 20% e çmimit të pijeve të gazuara mund tëçojë në reduktimin e konsumimit të këtyre pijeve. Raporti prezanton rezultatet e takimit të ekspertëve që u mbajt pak kohë më parë dhe nga ku u shqyrtuan 11 raporte të studimeve të ndryshme, lidhur mbi efektivitetin e ndërhyrjeve të politikës fiskale për të përmirësuar dietat dhe parandalimin e sëmundjeve jo-ngjitëse. FrancescoBranca, drejtor i Departamentit të Ushqyerjes në OBSH shpjegon se nga pikëpamjae ushqyerjes njerëzit nuk kanë asnjë nevojë për sheqer shtesë. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon se në qoftë se ju konsumoni sheqerna shtesë duhet të mbeten nën 10% të kërkesës ditore të energjisë, i cili duhet të reduktohet në më pak se 5% për të pasur përfitime të tjera shëndetësore. Kjo barazohet me më pak se 250 ml në ditë e pijeve konsumuar. Analiza gjithashtu ofron sugjerime të tjera të politikës së taksave për të përmirësuar dietën. Subvencionet të cilat ulin çmimin e frutave dhe perimeve me 30%, rritë kërkesën, shpjegojnë ekspertët, nga ana tjetër ndikon te fitimet e krijuara nga taksat më të larta për nismat e shëndetit publik do të rrisë mbështetjen nga publiku.

Hemorragjitë në tru, shtohen shanset për shpëtim

Një studim i ri tregon se sa më shpejt të trajtohet pacienti pas një goditjeje në tru, aq më të mëdha janë shanset e shërimit. Studimi flet gjithashtu për një procedurë të re, që mund të ndihmojë në rifillimin më shpejt të furnizimit të trurit me gjak. Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë në LosAngeles, gjetën se sa më shpejt të lirohen arteriet kryesore nga bllokimi te pacientët me goditje të rënda në tru, aq më të mëdha janë shanset e shërimit, madje mjekët kanë një mjet për hapjen më shpejt të arterieve. Pllakëzat e mpiksura të gjakut në arteriet kryesore pengojnë rrjedhjen e gjakut në tru, dhe pa furnizim me gjak, qelizat e trurit fillojnë të vdesin – prandaj koha është me rëndësi thelbësore për trajtimin e goditjes në tru. “Ka rëndësi që pacientët të njohin shenjat e goditjes në tru dhe të shkojnë sa më shpejt në spital, ka po ashtu rëndësi që mjekët t’i trajtojnë ata sa më shpejt.” Dr. JeffreySaver analizoi rezultatet e trajtimit të mbi 1,000 pacientëve që kishin kaluar goditje ishemike akute, ku një arterie kryesore bllokohet. Bashkë me studiues të tjerë ai ka bërë prova klinike, nga të cilat doli se trombektomia, heqja e këtyre bllokimeve, e shoqëruar me ilaçe, i përmirëson mjaft mundësitë e shpëtimit dhe të shërimit. “Nëse arteria hapet 3 orë pas goditjes, 65 për qind e pacientëve do të mund të jetojë në mënyrë të pavarur tre muaj më vonë. Nëse arteria hapet 8 orë pas goditjes, vetëm 45 për qind e pacientëve do ta kenë këtë fat. Koha e ndërhyrjes ndikon shumë”, thotë dr. Saver. Goditja në tru është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në botë dhe i treti që shkakton paaftësi fizike, prandaj ky studim mund të ndryshojë mënyrën e trajtimit të sëmundjes, sidomos tani që mjekët e dinë se sa pak kohë kanë në dispozicion për të ndihmuar pacientët. /Mapo

Leave a Reply

Back to top button