Thenie

Disa thënie fantastike nga Friedrich Nietzsche. Bën mirë t’i lexosh…

“Ndonjëherë njerëzit nuk duan që të dëgjojnë të vërtetën, sepse nuk duan që t’u shkatërrohen iluzionet e tyre”.

“Nuk ka sipërfaqe të bukura pa një thellësi të tmerrshme”.

“Ka dy lloje njerëzish në këtë botë, ata që duan të dinë dhe ata që duan të besojnë”.

“Ajo që nuk na vret, na bën më të fortë”.

“Ne e duam jetën, jo sepse jemi mësuar me të jetuar, por sepse jemi mësuar me të dashuruar”.

“Edhe ata që shihen duke kërcyer, mendohen si të çmendur nga personat që nuk arrijnë të dëgjojnë muzikën”.

“Bëhu ai/ajo që je. Bëj atë që vetëm ti mund ta bësh. Bëhu mjeshtri dhe skulptura e vetes tënde”.

“Ai që e ka një arsye pse për të jetuar, mund ta përballoj çdo mënyrë se si të jetojë”.

“Askush nuk do ta ndërtojë një urë, përmes së cilës ti të kalosh në rrugën tënde të jetës. Duhet ta bësh ti, i vetëm, për veten”.

“Të jetosh do të thotë të vuash dhe të vuash do të thotë të gjesh njëfarë kuptimi në vuajtje”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button