Thenie

Disa thënie nga filmat e huaj që me siguri do të motivojnë, nëse gjendesh në vështirësi…

Të gjithë kalojmë nëpër momente të vështira, në të cilat na duket sikur nuk do t’ia dilnim kurrë mbanë. Në ato momente kemi nevojë për mjaft mbështetje dhe fjalë motivuese, të cilat do të na nxisnin të ecnim me siguri përpara në jetë. Për këtë arsye, ne kemi mbledhur disa thënie motivuese nga filmat e huaj për të të nxitur edhe ty të kuptosh, se ke për t’ia dalë mbanë çdo vështirësie që të shfaqet në rrugën tënde të jetës.

“Pa vuajtje, pa sakrifica, nuk do të kishim asgjë”. – “Fight Club” (1999)

“Ndonjëherë njerëzit, për të cilët askujt nuk ia merrte mendja, bëjnë gjëra aq të mëdha, sa askujt nuk ia merrte mendja”. – “The Imitation Game” (2014)

“Bëj kujdes me mendimet, sepse ato bëhen fjalë. Bëj kujdes me fjalët, pasi ato bëhen veprime. Bëj kujdes me veprimet, sepse ato bëhen zakone. Bëj kujdes me zakonet, sepse ato bëhen karakteri yt dhe bëj kujdes me karakterin, sepse ai bëhet fati yt. Ne bëhemi ashtu siç e mendojmë veten”. – “The Iron Lady” (2011)

“Zemrat dhe trupat tanë na jepen vetëm një herë. Dhe përpara se ta njohësh këtë gjë, zemra jote është ftohur dhe, për sa i përket trupit, vjen një moment kur askush nuk e sheh më atë”. – “Call Me By Your Name” (2017)

“Nëse të jepet mundësia të zgjedhësh midis të qenurit i/e drejtë dhe i/e mirë, zgjidh të jesh i/e mirë”. – “Wonder” (2017)

“Ti je i/e fortë, sepse nuk je perfekt/e. Ti je i/e zgjuar, sepse ke dyshime brenda vetes”. – “Darkest Hour” (2017)

“Në çdo rrugë të çdo qyteti, nuk ka person që të mos ëndërrojë të bëhet dikush në jetë”. – “Taxi Driver” (1976)

“Askush nuk ka bërë ndonjëherë ndonjë ndryshim duke qenë njësoj si dikush tjetër”. – “The Greatest Showman” (2017)

“Jeta është ajo çfarë të ndodh, ndërkohë që ti je duke pritur një anije të vijë drejt teje”. – “Mad Dog and Glory” (1993)

“Njerëzit lëndojnë ata që duan. Kështu funksionon gjithçka anembanë botës”. – “The Green Mile” (1999) / bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button