Thenie

Disa thënie optimiste për një fillim të mbarë të ditës…

“Mjaft u frikësove për gjërat që mund të shkojnë keq dhe fillo të mendosh për gjërat që mund të shkojnë mirë”.

“Shpresa nuk është gjë tjetër, veçse një ndjesi optimizmi. Një mendim që thotë se gjërat do të përmirësohen. Nuk do të jetë çdo gjë bardhezi dhe do të gjendet përherë një mënyrë për t’u ngritur nga rrethanat e së tashmes”.

“Çdokush jeton më gjatë, kur kupton se çdo moment i shpenzuar duke qëndruar jo i lumtur, është moment i çuar dëm”.

“Kujtoji vetes çdo mëngjes se je mjaftueshëm pozitiv për të qenë dyshues, se je mjaftueshëm optimist për të qenë i frikësuar, dhe se mjaftueshëm i vendosur për t’u  mposhtur”.

“Fol më tepër për bekimet e tua, se sa për problemet e tua”.

“Një shigjetë mund të qëllohet përpara vetëm duke e tërhequr fillimisht mbrapsht. Kur jeta të tërheq pas me vështirësitë e saj, kjo do të thotë se do të të lëshojë përpara në gjëra të mëdha”.

“Optimizmi është si një magnet lumturie. Nëse qëndron pozitiv,, gjëra të mira dhe njerëz të mirë do të të rrethojnë”.

“Ji pozitiv dhe i lumtur. Puno fort dhe mos hiq dorë lehtësisht. Ji i hapur ndaj kritikave dhe vazhdo të mësosh. Rrethoje veten me njerëz të lumtur, të dashur dhe bujarë”.

“Thjesht se gjërat nuk po të shkojnë mirë për momentin, nuk do të thotë se do të shkojnë kështu përherë”.

“Pothuajse çdo person i suksesshëm e nis rrugën e tij me dy parime: e ardhmja mund të jetë më e mirë se e tashmja, dhe unë e kam fuqinë ta bëj të tillë”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button