Thenie

Disa thënie për t’ju dhënë kurajo, në momentet tuaja të vështira…

“Ëndërro gjëra të mëdha, puno fort, përqendrohu dhe rrethoje veten me njerëz të mirë”.

“Mbushe mendjen me mendime optimiste”.

“Dyshimi i vret më shumë ëndrrat, krahasuar me dështimin”.

“E sotmja mund të jetë dita më e bukur për ty, ndaj zgjohu dhe buzëqesh. Pozitiviteti është një zgjidhje që ti mund ta kthesh në një zakon në jetën tënde”.

“Vuaj tani dhe jetoje gjithë pjesën e mbetur të jetës si një kampion”.

“Fitorja nuk është gjithçka, por dëshira për të fituar padyshim që është gjithçka”.

“Asgjë me vlerë nuk arrihet dot lehtë në jetë”.

“Jo! Mos u përpiq. Ose bëje diçka, ose mos e bëj. Përpjekja vetëm nuk ka vlerë”.

“Çdokush që të thotë të mos mundohesh shumë, ose është një “shok” që nuk ta do të mirën, ose është dikush që edhe për veten e tij ndihet konfuz”.

“Nëse përqendrohesh tek rezultatet, nuk ke për të ndryshuar kurrë. Nëse përqendrohesh tek ndyshimi, ke për të arritur rezultate”.

“Mendova të hiqja dorë, por pastaj kujtova se ata që më donin të keqen, do të qeshnin me mua”.

“Jini ambiciozë, kini parasysh vetëm prioritetet e tuaja, mendoni gjëra pozitive dhe mbajeni kokën lart”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button