Thenie

Disa thënie të mrekullueshme nga Meryl Streep

Meryl Streep është një aktore legjendare, emri i së cilës është sinonim i suksesit, madhështisë dhe trashëgimisë. Ndërsa ajo njihet mirë për performancat e saj të vlerësuara me çmime, ajo vazhdon të ngrejë zërin për besimin, barazinë dhe kujdesin për veten. Meryl do të mbetet një personalitet i dashur për të gjithë ne dhe do të na fryëzojë edhe në vitet në vazhdim.

Këto janë disa nga thëniet më të bukura të Meryl Streep :

  1. “Dhurata e qenieve njerëzore është se ne kemi fuqinë e empatisë”.
  2. “Ti nuk mund t’i frenosh gjërat që ty të bëjnë njeri. Është e pakuptimtë ta provosh diçka të tillë”.
  3. “Disa njerëz janë të mbushur me mëshirë dhe dëshirë për të bërë mirë, ndërsa disa të tjerë nuk e besojnë se do të bëjë ndonjë diferencë të madhe ndihma që ata mund t’i jepnin të tjerëve.
  4. “Në momentin kur nis të mendohesh për atë çfarë mendojnë njerëzit, ndalon së qenuri vetvetja.
  5. “Unë mendoj se ti mund ta gjesh rrugën tënde, atë rrugë që të bën ty të ndihesh e lumtur. Jo ashtu siç të tha mamaja jote. Jo ashtu si po të thotë një aktore. Jo ashtu si të thonë të tjerët, por ashtu sic zëra të ulët thërrasin brenda teje.
  6. “Nuk ke pse bëhesh i famshëm. Duhet thjesht që t’i bësh mamin dhe babin krenarë”.
  7. “Është bukur të shohësh veten duke bërë diça që mendoje se kurrë nuk do ta arrije”.
  8. “Jeta është e çmuar dhe kur humbet shumë njerëz, kupton se çdo ditë e jetës është një dhuratë”.
  9. “Mendoj se duhet t’i dëgjosh njerëzit që janë thellësisht jo të lumtur. Duhet ta gjeshë mënyrën si të komunikosh me ta, dhe jo të rëagosh me të qeshura ndaj çmendurive të tyre”.
  10. “Mirënjohja, respekti, shërbimi dhe ndjenjat empatike janë cilësi që kohët e fundit po humbasin midis nesh”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button