Histori

Dita e fundit e Bashkimit Sovjetik

25 dhjetor 1991, Moskë: Si ka ndodhur realisht rënia e Bashkimit Sovjetik. Një libër i një dëshmitari okular na e shpjegon çast pas çasti

dita e fundit

Gjatë 6 viteve dhe 9 muajve si lideri i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev shoqërohej kudo nga dy kolonelë me rroba civile me fytyra pa shprehje dhe flokë të qethur shkurt. Ata janë aq të rezervuar sa që shpesh kalojnë pa u vënë re nga vizitorët e Presidentit dhe bile edhe nga ndihmësat e tij. Këta ushtarakë të heshtur qëndrojnë të ulur në paradhomë teksa ai punon në zyrën e tij. Ata udhëtojnë me një mikrobus Volga prapa limuzinës Zil të tij teksa shkon e vjen nga Kremlini. Ata zënë dy vendet në fund të avionit kur ai udhëton jashtë Moskës dhe flenë natën në daçën apo apartamentin e tij në qytet, kudo që të jetë. Kolonelët enigmatikë janë gardianët e një çante të trashë të zezë Samsonite me një dry të florinjtë që peshon 1 kilogram e gjysëm që gjithmonë duhet të jetë në afërsi të duarve të Presidentit…

[real3dflipbook id=”680″]

 

Leave a Reply

Back to top button