Enciklopedike

Djali që nuk ndien uri

Screen Shot 2015-04-29 at 16.26.19Dymëdhjetëvjeçari Landon Jones u zgjua një mëngjes në vitin 2013 pa oreksin e tij të zakonshëm. Ai ndjehej shumë i dobët dhe nuk mund të ndalonte së kollituri, për arsye se sekrecionet i bllokonin kraharorin. Prindërit e çuan me nxitim në spital, ku doktorët zbuluan një infeksion në mushkërinë e majtë. Ata nuk humbën kohë në trajtimin e Landon-it dhe infeksioni u trajtua shpejt.

Megjithatë, oreksi i tij nuk u kthye më pasi ai u kthye në shtëpi. Për arsye të mungesës së dëshirës për të ngrënë e për të pirë ndonjë gjë, Landon humbi me shpejtësi peshë. Përpara sesa familja ta merrte vesh se çfarë u ndodhi, Landon humbi 16 kilogramë.

Doktorët e kanë humbur fare dhe nuk e dinë se çfarë e shakton mungesën e oreksit dhe të etjes tek Landon-i. Qysh nga viti i infeksionit të Landon-it, prindërit e tij e kanë çuar atë në ekspertë mjekësorë në pesë qytete të ndryshme pa sukses. Gjithshka që ata dinë është se Landoni mund të jetë i vetmi njeri në planet me këtë gjendje.

Landon  tani duhet të kujtohet në mënyrë konstante për të ngrënë dhe për të pirë. Madje edhe mësuesit e tij janë mësuar që të sigurohen që ai përtyp ushqim dhe ujë gjatë orëve të shkollës. Doktorët janë momentalisht duke punuar për të kuptuar nëse Landon mund të kishte një hipotalam jofunksional, i cili është pjesa e trurit që kontrollon urinë dhe etjen. Ata janë duke parë gjithashtu në mjekimet që merr Landoni të cilat kontrollojnë atë që doktorët e quajnë krizat e mungesës. Shkaku i saktë i sëmundjes së Landon-it mbetet i paqartë.

Leave a Reply

Back to top button