Bota

“Do jua mbushim rrugët me kufoma, e adhurojmë vdekjen”. Kalifi kërcënon Perëndimin

Screen Shot 2015-07-23 at 16.46.23ISIS rikthehet dhe kërcënon Perëndimin. Në orët e fundit, videoja e radhës e tmerrit të Shtetit Islamik ka nisur të qarkullojë në Internet.

Disa të burgosur të Kalifit zbriten nga një kamion. Një luftëtar i huaj me origjinë francze, që përpiqet të imitojë xhelatin e ISIS, Xhon Xhihadistin, ul në gjunjë një të burgosur. Në dorën e djathtë ka një thikë. Nga goja, e fshehur prapa maskës së zezë, dalin fjalët e urrejtjes kundër Francës dhe Europës: “Konvertohuni në Islam, ose do të mbushim rrugët tuaja me kufoma. Ne e duam vdekjen ndërsa ju doni jetën”. Më pas, terroristi godet të brugosurin që shembet përtokë. Pastaj, sërish kërcënime ndaj Perëndimit.

Leave a Reply

Back to top button