Your Life

Do mësoni shumë nëse u kushtoni vëmendje këtyre gjërave të thjeshta

Screen Shot 2016-05-26 at 12.24.40

Kur një person qan dhe pika e parë e lotit del nga syri i djathtë, është lumturi. Kur del nga syri i majtë, është dhimbje. Nga të dy sytë, tregon zhgënjim.

Njerëzit që përdorin rregullisht fjalë të pista kanë prirjen të jenë më të fortë emocionalisht dhe më inteligjentë.

Të gjithë kanë tre jetë: një jetë publike, një jetë private dhe një jetë të fshehtë.

Kur një person qesh shumë, edhe për gjëra idiotë, ai person është i trishtuar thellë brenda tij. Kur një person fle shumë, ai është i vetmuar.

Për të treguar nëse një person është i interesuar në një bashkëbisedim, kryqëzo duart. Nëse ai bën të njëjtën gjë, atëherë është i interesuar.

Ndërkohë që ti merr frymë, diku tjetër, një person është duke nxjerrë frymën e fundit. Kështu që mjaft u ankove dhe mëso të jetosh me atë që ke.

Dashuria nuk është kur nuk ka grindje në një marrëdhënie. Dashuri është kur pas grindjes, ajo, dashuria, është ende aty.

Mos duaj atë që nuk mund ta besosh. Mos urre atë që nuk mund ta kesh. Mos thuaj atë që nuk mund të tregosh. Mos gjyko atë që nuk e di.

Nëse i shkruani mendimet negative, pastaj e bëni letrën shuk dhe e hidhni në kosh, kjo gjë jua përmirëson humorin.

Zemërimi vë në lëvizje rajonin e trurit që lidhet me ndershmërinë, dhe prej aty del e vërteta.

Tradhëtarët kanë prirjen të mendojnë se të gjithë tradhëtojnë. Gënjeshtarët kanë prirjen të mendojnë se të gjithë gënjejnë. Mbajeni në mendje këtë.

Dëgjo me kujdes se si një person të flet ty për të tjerët. Eshtë saktësisht mënyra se si ai do u flasë të tjerëve për ty.

Sa më i lumtur të jesh, aq më pak gjumë të duhet në jetën e përditshme. Trishtimi rrit nevojën për të fjetur më shumë.

Mos beso gjithcka që dëgjon: një histori ka gjithmonë tre anë: e jotja, e tyrja dhe e vërteta.

Të bësh sikur nuk të bëhet vonë, ky është një tipar i njerëzve që u bëhet më shumë vonë. Njihet si mekanizmi i mbrojtjes emocionale.

Dhimbja emocionale kujtohet më shumë se sa dhimbja fizike dhe ka më shumë ndikim në sjelljen tënde.

Kur një njeri vdes, atij i mbeten edhe 7 minuta aktivitet të trurit. Eshtë mendja që luan të gjithë kujtimet si në një ëndërr.

Kur njeriu që do më shumë të injoron, reagimi në trurin tënd është i ngjashëm me atë të dhimbjes fizike.

Mendimi i tepruar e bën mendjen të krijojë skenare negative dhe të rikthejë kujtime të dhimbshme.

Pas një debati, 80 përqind e njerëzve mendojnë për gjithë gjërat e mencura që mund të kishin thënë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button