Bota

Dobësitë e BE-së e përkeqësuan krizën

Screen Shot 2016-03-15 at 07.58.54

Martin Wolf

Dobësitë e BE-së, si individuale ashtu edhe kolektive, e kanë bërë të paefektshme reagimin dhe për pasojë e përkeqësuan krizën. Së pari, BE, pavarësisht burimeve të saj të mëdha kolektive, është e paaftë për të ushtruar ndikimin serioz në një zonë aq të rëndësishme për sigurinë e vet, në fakt tejet jetike, sikurse është Lindja e Mesme.

Së dyti, si rrjedhojë e kësaj mangësie, Evropa është gjithashtu e paaftë për të luajtur një rol nga jashtë në zonën e prekur. Në vend të kësaj, shtetet individuale evropiane, veçanërisht Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, bashkë-vepruan në destabilizimin e Libisë, pa ndjerë asnjë përgjegjësi për menaxhimin e pasojave kaotike. Sërish, evropianët shkrydhën duart teksa shpërtheu kriza në Siria dhe Iraku verior.

Së treti, BE-ja nuk ka qenë në gjendje për të kontrolluar kufijtë e saj. Kjo është veçanërisht problematike për zonën Shengen. Shtetet kufitare duhet të çlirohen nga barra e veprimeve kolektive bujare dhe të qëllimshme. Së katërti, BE-ja ka qenë e paaftë për të orkestruar një përgjigje të dakorduar ndaj emigrantëve, me shtetet individuale të vendosura për të marrë vendimet e tyre.

Kjo ndarje e bashkëpunimit, e cila në fund të fundit reflekton mungesën e vlerave të përbashkëta dhe interesave të perceptuara, është një sfidë madhore për një BE të ndërtuar mbi parime të përbashkëta dhe solidaritetin e ndërsjellë. Një pasojë e kësaj mungese të politikave të përbashkëta, ishte vendimi vetjak i zonjës Merkel për të pranuar 1 milionë emigrantë, që

edhe pse qëllim-mirë, me siguri e ka përkeqësuar krizën e emigracionit dhe përçarjen e brendshme të bashkëpunimit brenda BE-së.

Së fundmi, duke ardhur pas asaj të eurozonës, kriza e emigracionit ka dëmtuar më tej besimin e qytetarëve tek dashamirësia e BE-së, apo edhe rëndësisë së saj ndaj shqetësimeve të tyre. Kjo e minon legjitimitetin e BE-së. Në këtë fazë unioni po tregon divergjenca individuale dhe dobësi kolektive, përballë sfidave të mëdha kolektive.

Kjo nuk do të thotë se shtetet anëtare, do të bëjnë më të mirë duke vepruar vetëm. Përkundrazi, kjo do të krijojë probleme të mëdha. Dhe kjo do të thotë se paaftësia për të vepruar efektivisht së bashku, është gjithnjë e më shumë problematike. FT / Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button