Në vitin 1681, Uilliam Pen hartoi Kornizën e Qeverisë si kushtetutë për provincën e Pensilvanisë. Kushtetuta origjinale u miratua në 5 maj të vitit 1682. Një Kornizë e re e Qeverisë u miratua një vit më vonë dhe sërish në 1696, me e fundit që u njoh si Karta e Privilegjeve, e ratifikuar në vitin 1701. Ky version i kushtetutës mbeti në fuqi deri në 1776-ën.
Për të kremtuar 50 vjetorin e Kartës, Kuvendi i Pensilvanisë porositi një zile të re për shtëpinë e shtetit, e cila u bë një nga artefaktet më të dashura të vendit- Liberty Bell. Edhe pse trashëgimia e Kornizës së Qeverisë së Penit shtrihet përtej kësaj, ajo konsiderohet tashmë si një hap i rëndësishëm drejt demokracisë së vërtetë për më shumë liri dhe të drejta që parashikonte për fetë e ndryshme.
Ndonëse Uilliam Pen ishte një Quaker, ai qe një avokat i lirisë fetare i cili gjithashtu negocioi një marrëveshje paqësore me fiset e indianëve të Amerikës. Kur u kthye në Angli, ai u arrestua disa herë për bindjet e tij dhe kaloi kohën në burg, duke shkruar shumë pamflete për të çuar më tej kauzën e vet. Kur fjalët e kushtetutës së re të Penit mbëritën në Evropë, ato gjetën përkrahje në mesin e atyre që ndanin bindjet e tij. Filozofi francez Volter shprehej se Uilliam Pen “solli mbi tokë një Epokë të Artë”, ndryshe nga cilido më parë./bota.al