Mistere

Domethënia e numrave: Numri i djallit

Pitagora mblodhi një grup dishepujsh përreth vetes, duke i detyruar të ruanin fshehtësinë mbi mësimet dhe dijet e komunitetit të tyre. Dënim me vdekje. Fshehtësia ishte e justifikuar nga fakti që pitagorianët ia vishnin numrave, çdo ngjarje të jetës së përditshme. Ashtu si dhe studiuesit hebrenj që, prej mijëvjeçarësh, kërkonin, dhe kërkojnë edhe sot, domethëniet më të thella të numrave në mësimet e fshehtë të Kabalasë. Po cilat janë numrat më të njohur që lidhen me një kuptim? 

Numri i Djallit

Në botën hebraike nuk ekzistojnë simbole ad hoc për shifrat. Vetëm gërma që, sipas rastit, mund edhe të shërbejnë si numra. Në alfabet nëntë gërmat e para janë për shifrat nga 1 në 9, 9 të tjerat përdoren për dhjetëshet nga 10 në 90, dhe katër të fundit janë qindëshet, nga 100 në 400.

“Fjalët kanë një domethënie preçize. Por kanë edhe një vlerë numerike, sepse përbëhen nga një seri shifrash”, thotë shkrimtari Xhejms Uaserman. Kështu, gërmat e fjalës “elhoim” që në gjuhën hebraike domethënë “Zot”, korrespondojnë me numrat 1, 30, 5, 10 dhe 40 që, po t’i mbledhësh formoojnë 86. Pra, sipas mistikëve, cilado fjalë tjetër me këtë numër përmbledh domethënien e zotit…

Edhe në Bibël ka mesazhe të kodifikuar numerikisht. Në Apokalipsin e Shën Gjonit thuhet: “Kush ka kuptim të numërojë numrin e Bishës sepse është numri i njeriut. Dhe ky numër është gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë”. Prej pothuaj 2000 vitesh njerëzit përpiqen të deshifrojnë numrin me të cilin Gjoni bënte thirrje të bëhej kujdes nga djalli. Ky kod misterioz, 666 mund të asociohet me emra të ndryshme, sipas kyçit që zgjidhet për të kodifikuar alfabetin. Në bazë të llojit të kodit, secila gërmë i korespondon një numri të caktuar: për shembull, A është 1, B është 2, C është 3 e kështu me radhë. Janë të mundura kombinime të pafundme dhe rezultati mund të jetë vërtetë i çuditshëm: nëse A është 100 dhe B është 101 e kështu me radhë, mbiemri i Adolf Hitlerit, fyhrerit të Gjermanisë naziste, jep si rezultat pikërisht numrin 666. Por nuk ka siguri mbi faktin që numri i Bishës është pikërisht ky. Teknikat më të fundit të dekriptimit të papiruseve të Biblës kanë zbuluar edhe një gabim në përkthim: numri satanik, në të vërtetë, duhet të jetë 616. Në këtë rast, gjithë derivimet – përfshirë atë të Hitlerit – do të duheshin bërë nga fillimi. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button