Bota

Donald Trump demaskoi shoqërinë amerikane?

screen-shot-2016-10-23-at-7-10-55-pm

Nga Marc Fisher

Edhe nëse humbet zgjedhjet, Donald Trump nuk do të largohet gjithsesi. Por fenomeni politik dhe njerëzor që ai ka shfaqur përgjatë 16 muajve të fundit, tashmë kanë ngritur një pyetje të tipit “e bëri pula vezën apo veza pulën”:

A e ka transformuar Trump Amerikën, apo e ka demaskuar atë?

Nominimi i tij nga rradhët e Republikanëve si kandidat, është ndoshtapërzierjae fundit epolitikës me argëtimin, një show i ri që duket se ka ndryshuar gjuhën politike dhe thelluar ndarjet në një komb tashmë të polarizuar.

Por a është ky një moment i vetëm, i lidhur ekskluzivisht me personalitetin e tij dhe retorikën përcëlluese, apo  i ka lëshuar në kulturë një virus të ri të konfrontimit dhe zemërimit?

“Fito ose humb, efekti Trump do të ndihet gjatë pas zgjedhjeve”- ka thënë David Nevins, president i “Showtime” që ka kaluar dekada në pasqyrimin e gjendjes së kombit në spektakle  si “24”, “Friday Night Lights”.

“Trump dhe pasuesit e tij janë në shumë mënyra një qortim për elitat të cilët janë perceptuar si kontrolluese të kulturës popullore. Njerëzit që ndihen të lënë jashtë, u përfshinë, tani kanë një kampion, edhe pse ai është në fakt një nga themeluesit e fuqisë mediatike të New Yorkut.”-thotë Nevins.

Admirojeni ose neveriteni, shumë amerikanë janë hipnotizuar nga Trump, dhe kjo magjepsje është duke ushqyer një valë të re pune që do të synojë të zbavisë dhe sfidojë publikun në vitet e ardhshme. Aftësia e Trump për të përqafuar, ose manipuluar shqetësimet e amerikanëve të zakonshëm, po frymëzon retorikë më të ashpër në politikë dhe zymtësi popullore, duke u bërë protagonist në TV, filma, dhe arte të tjera, ku shfaqet si karakter nervoz dhe i errët.

Media Sociale ekspozon përçarjet

A u ka dhënë Trump Amerikanëve një “licensë” për të shprehur racizmin hapur ose nivele të reja të hidhësisë?

“Duket si një tregim i pabesueshëm, por duhen kujtuar të gjitha llojet e gjërave të paqarta që ai ka thënë për rracat, gjinitë dhe grupet specifike, të transmetuara publikisht”-tha John McWhorter, profesor në Universitetin Columbia, i cili studion retorikën publike.

“Ai është i veçantë vetëm për të qënë dikush i një fame të tillë, që i lejon vetes të thotë gjëra të këtilla. Unë mendoj se ndryshimi i vërtetë ishte Facebook dhe Twitter në vitin 2009. Trump është vetëm një simptomë”

Fyerjet etnike dhe gjuhësore u bënë rutinë në sulmet e Trump përgjatë tubimeve, por sipas profesorit McWhorter, fajtor i vërtetë janë mediat sociale. Facebook dhe TWitter u bënë themelet e komunikimit të përditshëm për shumë amerikanë mes 2007-2009.

Në këtë pikëpamje, efekti Trump nuk është unik për njeriun , por është një rezultat i natyrshëM, thuajse i pashmangshëm i forcave ekonomike dhe sociale, i lëshuar nga një ndryshim i shpejtë dhe i fuqishëm teknologjik, që e bëri vendin më konfrontues dhe më të ndarë.

Populizmi që Trump përfaqëson dhe variacionet sociale që bënë miliona amerikanë të etur për dikë si ai,  shfaqen rregullisht përgjatë historisë amerikane.

Breshëri të mëparshme të populizmit kanë djegur zakonisht përmes në më pak se një brezi, duke zbehur ekspansionin ekonomik, luftën apo reforma politike dhe lehtësuar ndjenjën e pasigurisë te njerëzit.

Frustrimi evident në mesin e mbështetësve të Trump ka rrënjë të thella. Këtë historianët e gjejnë te Pat Buchanan dhe kryengritjet e partisë së tretë të Ross Perot në vitin 1960. Të tjerë thonë se suksesi i Trump është rezultat i ç’orientimit, ndryshimeve shpërngulëse në botën përtej politikës, në revolucionin teknologjik që ka ndryshuar mënyrën se si amerikanët kanë të bëjnë me njëri tjetrin.

Në universitete, betejat mbi përleshjen e pikëpamjeve botërore, politikat e identitetit dhe përkufizimi i fjalës së lire kanë shpërthyer për vite me rradhë.

Online, shumë amerikanë kanë tashmë vite duke notuar në një oqean virtual të pornografisë, gjuhës së urrejtjes dhe sjelljes së keqe seksuale, shumë kohë para se gjuha e ashpër e Trump për gratë, të bëheshinb çështje të fushatës.

Edhe pse pjesa më e madhe e vendit kishin lëvizur në drejtim të pranimit të martesave të të njejtit seks, çështja ka vijuar të ndajë shumë njerëz përmes besimit, traditave familjare dhe pritshmërive kulturore. Edhe fushata e Obamës në 2008 tregoi një uri popullore për ndryshime themelore dhe një rindërtim të partive politike.

“Trump nuk u shfaq nga hiçi”-thotë Chris Buskrik, një mbështetës i Trump.

“Ai ka amplifikuar gjëra që tashmë po ndodhin gjithandej. Në dy vjet, politikanët do të shikojnë Trump dhe do të thonë: Ndoshta umë mund të jem më demaskues, më autentik”.

Buskrik thotë se retorika e hapur nga Trump dhe gjuha e trashë mund të kishte qënë dekada e parë, por sot, pasqyron vetëm një shoqëri në të cilën shumë njerëz ndihen të mbytur nga kufijtë e rinj, në atë që mund të thuhet në punë ose shkollë.

“Ne të gjithëve do të na pëlqente një diskurs i nivelit të lartë,  por kjo ndoshta nuk do ti shërbente edhe aq shqetësime të gjeneratës së ardhshme nëse nuk do të demaskonte realitetin”.

Maskat ranë

Mbështetësit e tij thonë se ai i ka çliruar ata që të flasin kundër pakorrektësisë politike, qoftë në kundërshtim me martesën e të njejtit seks, ose për mbrojtjen e policëve të akuzuar për dhunë racore.

“Trump i ka dhënë njerëzve leje për të folur mbi gjëra që ishin të frikësuar ti thoniin”-tha John Lott, president i qendrës kërkimore për parandalimin e krimit.

“Njerëzit jane lodhur duke patur motivet e tyre plot me pikëpyetje, të lodhur nga të qënit të demonizuar. Trump po i lejon njerëzit  që ti japin zë asaj ndjenje.”

Për shumë persona, ndikimi i gjatë i Trump, është i lidhur drejtpërdrejtë me dominimin e mediave prej tij, këtë vit.

“Ndryshimi i dëshpëruar dhe i rrëzikshëm që Trump solli është ky: Mediat kanë dorëzuar kohën e transmetimit të tyre për të”-tha Dough McGraith, një satirist dhe dramaturg.

“Kështu Trump ka marrë kursin e kulturës dhe përkeqësuar atë”.

“Brenda Trumpit, ne kemi vetë kandidatin që bën shaka rreth madhësisë së penisit të tij ose duke thirrur gratë me emra të tmerrshëm. Ai e ka fshirë fare idenë se ka shkuar shumë larg. Dhe kjo është shokuese sepse është pranuar nga media që e raporton atë deri në detaje, bashkë me ne që shfryjmë, por sërish e ndjekim”.

Marrë nga Washington Post – Opinion.al/a.h

Leave a Reply

Back to top button