Bota

Donald Trump: “Obama më spiunonte telefonat. Sapo e zbulova. Ai njeri është i keq (ose i sëmurë)”

“Sapo kam zbuluar se Obama kishte vënë nën kontroll telefonat e Trump Tower pak përpara fitores”, ka denoncuar në një seri postimesh në Twitter presidenti i SHBA, duke drejtuar gishtin dhe akuzuar për spiunazh paraardhësin e tij. “Nuk u gjet asgjë. Ky është makartizëm”.

“A është e ligjshme që një president në detyrë të bëjë përgjime në garën presidenciale para votimit?”, pyet Trump. “Për këtë ishte shprehur tashmë një gjykatë. Sërish është prekur fundi”.

Më tej, Trumpi ka shtuar: “Vë bast që një avokat i zoti do të ngrinte një goxha kauzë, mbi faktin që presidenti Obama përgjonte komunikimet e mia në tetor, pikërisht para zgjedhjeve. Prej sa kohës kanë vazhduar përgjimet e urdhëruar nga Obama mbi procesin e shenjtë elektoral? Kjo është Nikson-Uotërgejt. Ai njeri është i keq (ose i sëmurë)”.

“Vetëm një mashtrues mund të montojë një kauzë si kjo. Asnjë president nuk mund të urdhërojë një përgjim. Këto kufizime janë miratuar me kohë për të mbrojtur qytetarët nga njerëz si ti”: kështu, Ben Rhodes, një prej njerëzve më besnikë të Obamës, ish zëvendës këshilltar për sigurinë kombëtare, ka replikuar në Tuiter me Trumpin, i cili ka akuzuar paraardhësine  tij se kish vendosur nën përgjim telefonat në kullën Trump. Rhodes, më pas duke iu drejtuar atyre që kanë duartrokitur fjalimin e Trumpit në Kongres, ka sulmuar: “A është ende presidencial ai që quan paraardhësin e tij të sëmurë?” /bota.al

Leave a Reply

Back to top button