Analiza

Donald Trump, rreziku i problemit të besueshmërisë

Uashington Post e përshkruan Trump si “politikanin më të sfiduar nga faktet” që ka ekzistuar ndonjëherë, mesatarisht 4.6 deklarata të rreme në ditë, që kur u bë president. Kur Trump në mënyrë të pashmangshme të përballet me një krizë të madhe, si një sulm terrorist ose një luftë, ai do të ketë nevojë për kredibilitet. Mjerisht, “shumica e amerikanëve do të mendojnë se po mashtrohen”

“Dëshira për gënjeshtra e Donald Trumpit i ngjan etjes së panginjshme të një të alkoolizuari për të pirë”, shkruan Steve Chapman në Chicago Tribune. Nga nevoja e dëshpëruar për të ndier që ai vazhdimisht “po fiton”, Trumpi gënjon për të dyja, edhe çështjet e parëndësishme, edhe ato të rëndësishme. Pas fjalimit të tij të papërshtatshëm dhe të çuditshëm partiak tek tek Boy Scoutët, ai u qortua rëndë. Prapëseprapë, Trump u mburr më pas se CEO i organizatës e kish telefonuar, që t’i thoshte “se ai ishte fjalimi më i madh” që Scout-ët kishin dëgjuar ndonjëherë. Kjo telefonatë nuk ndodhi kurrë, e pranon tani Shtëpia e Bardhë. Trump postoi në Tëitter se ai ishte duke ndaluar njerëzit transgjinorë nga shërbimi ushtarak “pas konsultimeve me gjeneralët e mi”. Shefat e Shtabit nuk dinin asgjë.

Dhe mendoni pak, se si Trump po merret me hetimin epër lidhjet me Rusinë: Avokati i tij këmbënguli që presidenti nuk kishte asnjë rol në hartimin e deklaratës së parë mashtruese të Don Jr, për takimin me një avokate ruse vitin e kaluar. Kur raportet e shtypit zbuluan se Trump e kishte diktuar personalisht deklaratën, Shtëpia e Bardhë pranoi se ai kishte “ndërhyrë”. Uashington Post e përshkruan Trump si “politikanin më të sfiduar nga faktet” që ka ekzistuar ndonjëherë, mesatarisht 4.6 deklarata të rreme në ditë, që kur u bë president. Kur Trump në mënyrë të pashmangshme të përballet me një krizë të madhe, si një sulm terrorist ose një luftë, ai do të ketë nevojë për kredibilitet. Mjerisht, “shumica e amerikanëve do të mendojnë se po mashtrohen”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button