Bota

Donald Trump shpall Korenë e Veriut, një shtet sponsor të terrorizmit

“Do të vendosim një sinjal shumë kritik që do të fillojë sot. Amerika do ta vizualizojë Korenë e Veriut si një shtet sponsor të terrorizmit,” – u shpreh presidenti i Amerikës para se të fillonte një mbledhje në Shtëpinë e Bardhë. Trumpi nënvizoi se vendimi duhej të ishte marrë shumë kohë më parë dhe se regjimi i Kim Jong Unit në vend që të kërcënojë botën me shkatërrime bërthamore, ka mbështetur vazhdimisht akte të terrorizmit ndërkombëtar, duke përfshirë vrasje edhe në tokë të huaj. Përfshirja e Koresë së Veriut në listën kontroverse amerikane përfaqëson sanksione të reja në mbështetje të fushatës së presionit për të izoluar këtë regjim vrastar. Presidenti sqaroi se së shpejti departamenti i thesarit do të njoftojë një sanksion të fortë kundër Penianit. Kjo do të ndodhë në javët e ardhshme. Trumpi shpjegoi se një nga objektivat kryesorë të vizitës në Azi ishte denuklarizimi i Koresë për të lehtësuar tensionin në rajon. Kryetari i shtetit amerikan tha se Koreja duhet t’i japë fund programit të saj të zhvillimit të raketave balistike dhe të mos mbështesë terrorizmin ndërkombëtar. Trumpi përfundoi një vizitë në vendet aziatike për të forcuar një aleancë për politikën e presionit maksimal kundër regjimit të Penianit. Ai u shpreh se diktatura e Kim Jong Unit s’mund ta marrë botën peng më një shantazhim bërthamor. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button