Your Life

Doni një kujtesë më të mirë? Ja tre “marifete”

Screen Shot 2016-08-13 at 16.40.551. Përdore ose humbe. Truri funksionon si muskul – sa më shumë e përdor, aq më i fortë bëhet. Mësimi i gjërave të reja, ndryshimi i rutinës, debatet e nxehtë, udhëtimet dhe luajtja e një isntrumenti muzikor, të gjitha do ju ndihmojnë që të bëni lidhje të reja në tru dhe që ai të funksionojë më mirë.

2. Hani karbohidrate të shëndetshme për të fuqizuar qelizat e trurit. Një studim kanadez ka zbuluar se njerëzit e moshuar, dietat e të cilëve përmbajnë përqindje më të madhe kiloxhules si karbohidrate, dilnin më mirë me kujtesën. Megjithatë, sigurohuni që këto karbohidrate t’i merrni nga frutat, perimet dhe drithërat – këto e lëshojnë gradualisht glukozën në tru. Tortat e sheqerosura apo akulloret mund të ofrojnë një ndryshim të shpejtë, por shpesh shoqërohen me rënie dhe humbje të përqëndrimit. Nëse hani peshk të pasur me vaj një herë në javë, ju fuqizoni edhe materien gri.

3. Zhvilloni strategji. Përballini momentet hutuese duke bërë gjërat me radhë – studimet kanë treguar se kryerja e hsumë detyrave njëherësh pengon kujtesën dhe përqëndrimin. Ndaluni për një sekondë pas një prezantimi dhe përsëriteni me zë të lartë emrin e personit. Lexo ose puno në një dhomë të qetë – ekzposimi ndaj zhurmës mund të ngadalësojë aftësinë tuaj për të përsëritur gjërat në mendje, që është një mënyrë për ndërtimin e kujtesës. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button