Your Life

Doni të jeni tërheqës? Lexoni dhe tregoni këto fakte të jashtëzakonshme

A e dinit se simetria e fytyrës cilësohet si një shenjë e bukurisë në mbarë botën?

Një studim tregon se njerëzit që ndihen shpesh të uritur, preferojnë gratë me peshë më të madhe.

Një studim i kryer në Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi se kur një grua gjen një burrë tërheqës, ajo flet me një zë më të lartë.

Biologët evolucionistë thonë se është më mirë të kesh një pamje mesatare, pasi ato reklamojnë më mirë shëndetin riprodhues, dhe kanë një vendosje më të ndryshme të gjeneve.

Nivelet e hormoneve tek gratë, ndikohen nga pilula e kontrollit të lindjes. Gratë që janë duke marrë pilula kontraceptive, janë më të joshura nga burrat me karakteristika shumë mashkullore, por këto të fundit lidhen shpesh me sjelljet agresive, nivele më të larta të testosteronit dhe norma edhe më të larta të divorcit.

Fëmijët të cilët janë të lindur kur prindërit e tyre ishin në të 30-tat, kanë prirjen për t’i cilësuar më tërheqëse fytyrat e vjetra, se sa fëmijët e lindur nga prindërit në të 20-at e tyre.

Gjatë periudhës së gjimnazit, mbi çfarë baze i vlerësonit mësuesit tuaj? Studimet tregojnë se nxënësit kanë prirje për ta vlersuar punën e mësuesit të tyre, më shumë në bazë të tërheqjes fizike, sesa mbi njohuritë dhe aftësinë e tyre për të shpjeguar leksonet.

Nëse jeni më tërheqës, atëherë keni të ngjarë të dënoheni pak nëse shpalleni fajtor, apo të mos dënoheni fare dhe të shpalleni i pafajshëm.

Një i pandehur i akuzuar për përdhunimin e një viktime që është tëheqëse në kuptimin e fizikut, ka më shumë gjasa të shpallet fajtor, se sa një i akuzuar për përdhunimin e një personi jo të bukur.

A e keni vënë re se si rregull preferoni të ndiqni politikanët më tërheqës se sa kundërshtarët e tyre. Studimet e ndryshme dëshmojnë se politikanët më simpatikë, pasqyrohen më shumë në raportimet e lajmeve se sa ata që janë më pak tërheqës.

Studimet tregojnë se fëmijët zgjedhin kryesisht si shokë loje fëmijët e tjerë bazuar në tërheqjen fizike, pasi mendojnë se pamja fizike është e lidhur shpesh me të qenit më miqësorë e më të zgjuar.

Drejtorët e lajmeve në televizione preferojnë të transmetojnë plagosjen apo vrasjen aksidentale të një viktime tërheqëse, se sa atë një njeriu normal.

Në mesjetë, për t’u bërë tërheqëse, gratë e fisnikëve të pasur gëlltisnin arsenik për të përmirësuar pamjen e fytyrës.

Sociologu David Buss, regjistroi takimet në çift të më shumë se 10.000 njerëzve nga 37 kultura të ndryshme, dhe arriti në përfundimin se tërheqja fizike e gruas ishte faktori kryesor në kriteret e një burri.

Amerikanët shpenzojnë çdo vit më shumë para për përmirësimin e pamjes së jashtme, sesa për arsimimin.

160 miliardë dollarë në vit është vlera e industrisë globale që përfshin kozmetikën, kujdesin ndaj lëkurës dhe flokëve, parfumet, kirurgjinë kozmetike, injeksionet e hormoneve, klubet shëndetësore dhe programet e rënies në peshë.

Gratë që vishen më të kuqe, rezultojnë të jenë më tërheqëse nga meshkujt, dhe ndërkohë kanë shanse më të mëdha që t’u kërkohet një takim.

Njerëzit e dehur i cilësojnë të tjerët më tërheqës, për shkak se ata kanë më pak të ngjarë të vërejnë asimetrinë e një fytyre.

Studimet tregojnë se tërheqja ndaj një foshnje rritet me moshën, nga lindja deri në moshën 9-11 muajsh, dhe pastaj bie përsëri. Bebet që kanë sytë e mëdhenj, gojën dhe hundën e vogël dhe një ballë të gjerë, vlerësohen si më simpatikë.

Gratë e gjykojnë një burrë më tërheqës, kur shohin gra të tjera që e shohin apo i buzëqeshin atij.

Sipas studimeve, infermieret në maternitet kanë prirjen t’i kushtojnë më shumë kohë dhe vëmendje foshnjave më tërheqëse dhe të shëndetshme, dhe më pak vëmendje foshnjave të tjera.

Hulumtuesit thonë se nënat kanë prirjen për t’u dhënë më shumë vëmendje fëmijëve të tyre më tërheqës, të cilët shfaqin sjellje më socializuese se vëllezërit e motrat e tyre më pak tërheqës.

Mësuesit presin që fëmijët më tërheqës të dalin më mirë në mësime dhe garat sportive, duke patur më pak ndëshkime, më shumë vëmendje dhe nota më të mira. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button