Thenie

Doza ditore e fjalëve të mençura, nga Tomas Edison, Napoleon Bonaparti dhe të tjerë

Sigurisht që unë besoj tek fati. Si mund ta shpjegojë ndryshe njeriu, suksesin e armiqve të tij?

Jean Cocteau

Nuk bëjmë dot gjëra fantastike, bazuar në realen, në qoftë se më parë nuk e njohim realen.

Walt Disney

Kur gënjeshtra ngjan kaq shumë me të vërtetën, cili është ai që mund të garantojë veten, për lumturinë e përsosur?

Mary Shelley

Shpresa është një projektim i imagjinatës; ashtu si dëshpërimi. Dëshpërimi përqafon shumë kollaj pikërisht të këqiat që parashikon.

Thornton Wilder

Qëllimi i artit është që të fshijë pluhurin e përditshmërisë nga shpirtërat tanë.

Pablo Picasso

Vdekja nuk është asgjë, por të jetosh një jetë si i mundur e pa lavdi, do të thotë të vdesësh përditë.

Napoleon Bonaparti

Shumë nga dështimet e jetës, janë të njerëzve që nuk e dinin sa pranë suksesit ishin, kur hoqën dorë

Thomas Edison

/ Bota.al

Leave a Reply

Back to top button