Shkence

Dragonfly 44 “binjakja e errët” e Rrugës së Qumështit. Dhe 99.99 përqind e saj është materie e errët

screen-shot-2016-09-19-at-12-23-59Në vitin 2015, shkencëtarët zbuluan një galaktikë të çuditshme me një madhësi të njëjtë me Rrugën e Qumështit. “Dragonfly 44” është e njohur ndryshe si “binjakia e errët”  e Rrugës së Qumështit, pasi është e përbërë në masën 99.99 përqind nga materia e zezë. Kjo e fundit është…ok, askush nuk e di me saktësi se çfarë është. Dimë vetëm se kemi të bëjmë me një substancë të padukshme, e cila përbën 80 përqind të masës në univers.

Shkencëtarët e dinë se ekziston materia e errët, pasi ata mund të shohin efektet e saj në gravitetin dhe peshën e galaktikave. Vetëm një e qindta e 100 përqindëshit të galaktikës “Dragonfly 44” është materie e dukshme. Por, duke përdorur teleskopin Dragonfly Telephoto Array në Nju Meksiko, shkencëtarët qenë në gjendje të zbulonin galaktikën në vitin 2015.

Ky teleskop që ka tetë lente telefoto dhe kamera, është projektuar për të zbuluar objekte në hapësirë, të cilat janë shumë të zbehta për t’u parë me teleskopët e tjerë. Kur shkencëtarët vërejtën për herë të parë “Dragonfly 44” menduan që ai nuk duhet të ishte aq i madh sa është realisht, pasi ka shumë pak yje, por në fund arritën në përfundimin se duhet të jetë materia e errët ajo që e mban galaktikën të bashkuar në një mënyrë misterioze. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button