Shkence

Drejt të panjohurës: EXOMARS, në kërkim të gjurmëve të jetës

1Seria: Në Mars dhe përtej, ja misionet e të ardhmes së afërt

EXOMARS. Do të shkojë në kërkim të gjurmëve të jetës në të kaluarën në Mars. Exomars, një mision i ESA (Agjencia Hapësinore Europiane) dhe Roscosmos do të zhvillohet në disa etapa. Në vitin 2016, një orbitues do të fillojë të “nuhasë” atmosferën marsiane me katër instrumenta shkencorë, dhe do të testojë një modul zbritjeje që do të përgatisë rrugën për rover-in e vërtetë. Ky i fundit, një pasardhës me gjashtë rrota i “Curiosity”, do të arrijë në Planetin e Kuq në vitin 2018: duke ndjekur gjurmët e roverit të NASA-s, do të vihet në kërkim të gjurmëve të mundshme të jetës në Mars, nën tokë, duke gërmuar deri në 2 metra thellë (dhe jo vetëm pak centimetra si Curiosity) për të arritur shtresa të nëntokës të paprekura nga rrezatimet sipërfaqësore. Në ESA janë duke studiuar vendin ideal për të kryer këto lloje gërmimesh: ndoshta shtrati i një lumi të lashtë, që në të kaluarën mund të ketë bujtur jetën.

Leave a Reply

Back to top button