Shkence

Drejt të panjohurës: Misioni i “kapjes” së Asteroidit

2Seria: Në Mars dhe përtej, ja misionet e të ardhmes së afërt

ASTEROID REDIRECT MISSION (ARM) – Misioni i ndërrimit të drejtimit të asteroidit. Kapja e një asteroidi dhe tërheqja e tij deri në orbitën e Hënës: duket sikur është historia e një filmi fantastiko-shkencor, por është në të vërtetë plani për një prej misioneve të ardhshëm më të shumëpritur të NASA-s. Nëse financohet, do të nisë në vitin 2020: një sondë hapësinore, me dnihmën e krahëve robotikë, do të kapë një copë asteroidi me diametër 4 metra dhe do ta tërheqë deri në një orbitë Hënore të qëndrueshme, ku do të analizohet nga sonda të tjera si dhe nga një mision me ekuipazh. Por më parë, nevojiten disa vite për të identifikuar masën ideale. Misioni do të testojë teknika mbrojtjeje në Tokë, nga “mina” potenciale fluturuese që mund t’i drejtohen planetit tonë.

Leave a Reply

Back to top button