Thenie

“Duhet ta braktisim Tokën pas 100 vitesh”

Frazat më të njohura të Stephen Hawking.

Disa nga frazat më të njohura të astrofizikantit.

“Duhet ta braktisim Tokën pas 100 vitesh”

“Nëse nuk mësojmë të përgatitemi për rreziqet potenciale dhe për t’i evituar, inteligjenca artificiale mund të jetë ngjarja më e keqe në historinë e qytetërimit  tonë”

“Nëse duam të mbijetojmë si specie, ne duhet të shtrihemi deri në yje”

“Për mendjen time matematikore jashtëtokësorët janë diçka perfektë racionalë. Sfida e vërtetë është është imagjinata se si duken në të vërtetë”

“Objektivi im është i thjeshtë: të kuptoj universin dhe pse është ashtu si është, dhe pse thjesht ekziston”

“Njerëzimi ka një marzh prej 1000 vitesh para se të vetëshkatërrohet nga duart e përparimeve shkencore dhe teknologjike”

“Të kufizosh vëmendjen tonë tek materia tokësore është të kufizosh shpirtin njerëzor”

“E konsideroj trurin njerëzor si një kompjuter që pushon së funksionuari kur i dështojnë komponentët. Nuk ka parajsë apo jetë të mëpasshme për kompjuterat që prishen. Kjo është një përrallë njerëzish që kanë frikë nga errësira”

“Universi nuk ka nevojë për Zotin që të ekzistojë”

“Raca njerëzore ka nevojë për një sfidë intelektuale. Duhet të jetë e mërzitshme të jesh Zoti dhe të mos kesh asgjë ç’të zbulosh”

“Ajnshtajni e kishte refuzuar idenë se Zoti luan me zare. Megjithatë të gjitha provat tregojnë se Zoti është një lojtar i pakorrigjueshëm”

“Nuk jam besimtar në kuptimin normal. Besoj se universi rregullohet nga ligjet e shkencës. Ligjet ndoshta janë dekretuar nga Zoti, por Zoti nuk ndërhyn për t’i thyer këto rregulla”

 

“Ka një ndryshim thelbësor mes fesë që është i bazuar tek autoriteti dhe shkencës që është e bazuar tek observimi dhe arsyetimi. Shkenca gjithmonë do të fitojë sepse funksionon”

“Njerëzimi është kaq i pakuptimtë, nëse e krahasojmë me universin, sa fakti i të qënit një njeri handikap nuk ka shumë rëndësi kozmike”

“Nuk mund t’ia lejosh vetes të jesh handikap në shpirt, vetëm në fizik”

“Pavarsisht sëmundjes nga e cila vuaj kam qenë me fat në të gjitha. Kam patur fat që kam punuar mbi teorinë fizike në një epokë mahnitëse dhe në një nga të pakta fusha, ku handikapi im nuk ka qenë një dizavantazh”

“Njeriu duhet të ketë të drejtë t’i japë fund jetës, nëse e dëshiron kështu, por besoj se do të ishte një gabim i madh. Sado e keqe që të jetë jeta, ka gjithmonë diçka që mund të bëjë ose të arrijë. Sa ka jetë ka edhe shpresë”

“Pritshmëritë e mia për jetën u reduktuan në zero kur isha 21 vjeç. Qysh atëherë gjithçka ka qenë një bonus”

“E keqja e famës sime është se nuk mund të shkoj në asnjë vend të botës pa u njohur. Nuk më mjaftojnë të përdor syze dhe parruke. Karrigia ime më ngadalëson”

“Njerëzit që mburren me koeficentin e tyre intelektual janë humbës”

“Jemi një racë e avancuar majmunësh në një planet të vogël të një ylli mesatar, por mund ta kuptojmë universin. Kjo na bën disi të veçantë”

 

Leave a Reply

Back to top button